Test personaliteti/ Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju tërheq më shumë te partneri

Life style

Test personaliteti/ Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju tërheq më shumë te partneri

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Mënyra se si ne i shohim dhe i perceptojmë imazhet është shumë më e rëndësishme se sa mendoni. Ju mund të mendoni se një foto nuk ka asgjë për të thënë për personalitetin tuaj, por sipas ekspertëve, një skicë, si dhe mënyra se si e perceptoni atë, mund të zbulojë shumë për mënyrën se si mendoni dhe punoni.

Por në marrëdhëniet tuaja, çfarë është ajo që ju tërheq vërtet në një partner ? Çfarë karakteristike duhet të ketë ai për t’ju magjepsur seksualisht?

Së pari vini re imazhin më poshtë dhe mbani gjënë e parë që vini re:

Nëse e shihni gruan në shkëmb

Ajo që ju tërheq fort te një partner është kotësia. Një person me krenari të fryrë për vetëvlerësimin, arritjet ose pamjen e tij është diçka që ju tërheq. Shpesh jeni të magjepsur nga partnerët narcistë, të cilët kanë nevojë për kontroll, fuqi dhe afirmim. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se vetëbesimi është aspekti i shëndetshëm për t’u kërkuar te një partner, jo arrogancë apo mendjemadhësi.

Nëse e keni parë varkën me vela

Nëse e keni parë varkën me vela fillimisht në këtë imazh të veçantë, atëherë i përkisni një kategorie të rrallë njerëzish dhe ndoshta ju tërheq diversiteti, por edhe shpirti rebel i një partneri romantik. Ju ndoshta jeni tërhequr nga artistët, ose njerëzit që po përpiqen të ndryshojnë ‘status quo-në’. Tërhiqeni fort nga njerëzit që kërkojnë aventura, që janë të guximshëm dhe marrin përgjegjësi.

Nëse e shihni fytyrën e burrit fillimisht

Nëse keni parë fillimisht fytyrën e burrit kur keni parë foton, tipari i personalitetit që ju duket më tërheqës tek një person është stoicizmi. Kjo është, aftësia e një personi për të kontrolluar emocionet e tij dhe për të përpunuar situatat në mënyrë logjike. Si rrjedhim, ju tërhiqeni fort nga një person që mund t’ju qetësojë dhe t’ju kthejë në realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat