Nëse bëni këto 8 sjellje në restorant, do të bëni figurë të keqe

Life style

Nëse bëni këto 8 sjellje në restorant, do të bëni figurë të keqe

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Të gjithëve na ndodh që të hamë një vakt në restorant! Mund të mos jetë një zakon i shpeshtë, por e rëndësishme është që kur ju futeni në një vend ku ndoshta ju ndjekin disa sy kureshtarë apo rrethoheni nga njerëz që i shihni për herë të parë, të paktën kujdesuni që të mos bëni figurë të keqe. Njohja e disa rregullave të mirësjelljes është diçka e dobishme, pasi kjo është një mënyrë për të treguar që ju respektoni ambientin dhe njerëzit rrotull.

Ja një listë me 8 sjellje të gabuara që nuk duhet t’i bëni nëse doni të dukeni mirë në sytë e të tjerëve.

#1 Mos u ulni në tavolinën e parë që shihni

Idealja që duhet të bëni është rezervimi i një tryeze, paraprakisht. Por, nëse bëhet fjalë për një drekë apo darkë spontane, të paktën pyesni menaxherin për vendet e lira.

#2 Mos porosisni ushqim më shumë se miku/ja juaj

Rregullat e mirësjelljes thonë që të porosisni po aq ushqime sa personi me të cilin jeni ulur në tavolinë. Është e vrazhdë që ju të vazhdoni të hani, ndërsa personi përballë jush tashmë ka mbaruar.

#3 Mos filloni të hani para shokut/es tuaj

Ju duhet të filloni të hani vetëm atëherë kur të gjithë njerëzit në tavolinë marrin pjatat e tyre. Është shumë e sikletshme të hani kur të gjithë të tjerët ju shikojnë.

#4 Mos fërkoni duart dhe fytyrën me pecetë

Pecetat në restorant vendosen në prehër që ju të mos bëheni pis. Pecetat prej letra janë enkas për fytyrën apo gishtat.

#5 Nuk jepni bakshishe

Nëse do të lini një bakshish apo jo është zgjedhja juaj, por në shumicën e vendeve është e zakonshme që ta bëni këtë. Nëse jeni të kënaqur me stafin dhe dëshironi t'i falënderoni, paguani si bakshish një shumë prej 10%-15% të vlerës së faturës.

#6 Mos hidhni pecetat e pista në pjatë

Për pastrimin e duarve dhe gojës duhet të përdoren peceta letre. Pecetat e pista duhet të palosen dhe të vendosen anash pjatës dhe jo mbi të.

#7 Mos merrni kripë, piper apo vajin nga tryezat e tjera

Nëse nuk keni piper, kripë ose gjëra të tjera në tryezën tuaj, por i shihni në një tryezë ngjitur, mos i merrni vetë. Kërkojini kamerierit t'ju ndihmojë.

#8 Mos e largoni pjatën pasi keni mbaruar së ngrëni

Pasi të keni mbaruar së ngrëni, nuk është e sjellshme që të largoni pjatën, e ca më keq të largoheni nga tavolina pa pritur që gjithë personat në tavolinë të mbarojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat