Suksesi është vetëm çështje kohe për ata që e dinë se çfarë meritojnë

Life style

Suksesi është vetëm çështje kohe për ata që e dinë se çfarë meritojnë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Rebelimi kundër jetës, kur diçka nuk shkon sipas planit, vetëm tregon se sa të gatshëm jemi për të pasur suksesin që dëshirojmë kaq shumë.

Herë pas here, mendojmë se sëmuremi nga jeta. Nëse ajo që planifikojmë nuk funksionon, situatat ndryshojnë dhe e papritura përfundon duke marrë nën kontroll rutinën tonë, është sikur të tradhtohemi nga fati.

Ndihemi të frustruar, sikur Universi ka detyrimin të na japë atë që kërkojmë kaq shumë, nga një orë në tjetrën. E vërteta është se jo çdo gjë ndodh kur, si dhe ku duam, por një gjë është një fakt: çdo gjë ka momentin e duhur.

Në lojën e jetës, ne avancojmë në nivelin tjetër vetëm pasi mësojmë të luajmë me armët e shumta që kemi. Besimi dhe vullneti janë disa prej tyre.

Askush nuk garanton se jeta do të jetë e lehtë, në fakt, nuk është e lehtë për askënd. Varet nga secili prej nesh të jetojë sipas rregullave tona dhe të përpiqet të jetë më i mirë, çdo ditë, të jetë i denjë për dhuratat që mban e ardhmja.

Ne jemi një pasqyrim i ëndrrave tona, i zgjedhjeve tona, por asnjëra prej tyre nuk ka shumë kuptim nëse nuk kemi veprim.

Askush nuk bëhet sipërmarrës i suksesshëm pa qenë një punonjës i përkushtuar. Ju nuk do të keni makinën apo shtëpinë më të fundit nëse nuk punoni shumë për t’i pushtuar ato.

Jeta kalon shpejt, por mos u nxitoni. Të dish se ka një kohë të duhur për çdo gjë është hapi i parë drejt suksesit.

Ajo që është e juaja do të jetë e juaja, të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen shumë më tepër se ç’mendoni. Deri atëherë, përpiqu të jesh dikush më i mirë për veten dhe njerëzit që do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat