Vajzat shqiptare flasin për gjërat që i bëjnë gabim, por nuk kërkojnë kurrë falje

Life style

Vajzat shqiptare flasin për gjërat që i bëjnë gabim, por nuk kërkojnë kurrë falje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Le të vëmë një bast tani me të gjitha vajzat që po lexojnë këtë artikull: Ju nuk e mbani mend herën e fundit kur keni kërkuar falje, sepse përgjithësisht gratë e kanë vështirë ta bëjnë këtë!

Një vonesë pa kuptim, një kokëfortësi e çastit, dëshirë për t’i acaruar nervat partnerit sepse thjesht do që të dalë e jotja, situatat mund të jenë të pafundme! Një moment: mos të harrojmë edhe atë që është e shkruar në yjeee: Virgjëresha, Luan apo Akrep pak rëndësi ka shenja juaj e horoskopit, më shumë sesa fakti që ashtu jeni “gatuar”! Ne pyetëm në Instagram, gocat që ndjekin Anabel dhe përgjigjet mund t’ju habisin:

-“Manipulimin që i bëj situatave”

- “Unë jam një Virgjëreshë, nuk bëj gabime”

-“Nuk kërkoj falje për vonesën”

-“Nervaaat”

-“Që i le mesazhet të palexuara dhe nuk përgjigjem në telefon”

-“Kur zihem me burrin! Zjarrin e ndez unë dhe prapë nuk kërkoj falje”

-“E di që e kam gabim dhe prapë ngul këmbë te e imja, vetëm që të mos humbas”

-“Për çdo gjë që e kam shijuar, pavarësisht se mund të ketë qenë gabim”

-“I them gjërat pa filtra fare, jam Shigjetar”

-“Për fjalët që i them në nerva e sipër”

-“I bërtas mamit kur jam me nerva sepse merr 100 herë në telefon”

-“Blerjet, shooping” (po ta mendosh, nuk janë kurrë të gabuara)

-“Kur i vë njerëzit në lojë, e kam si argëtim”

-“Xhelozia e kotë për partnerin, e nxjerr nga binarët”

-“Tonin e ashpër të zërit, edhe kur mund ta kem gabim”

-“E bëj shtëpinë arenë lufte, para dhe pas ciklit”

- “E ndërpres teksa ai flet dhe ai e urren këtë gjë”

-“Futem pa radhë, sidomos nëse ka burra para”

-“Kur i vjedh lekët e shkoqura burrit”

-“Faktin që nuk lejoj askënd të bëjë babysitter-in e fëmijës tim”

-“Kafshoj të dashurin ku të mundem, jam bërë si psikopate”

-“Kapriçot e mia, akuzat që shpik”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat