Modeli i flokëve që është hit në rrjetet sociale, u jep vëllim dhe duken më të dendura

Life style

Modeli i flokëve që është hit në rrjetet sociale, u jep vëllim dhe duken më të dendura

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Vjeshta ka ardhur dhe është koha më e mirë për një ndryshim. Është ajo periudha kur kthehemi nga pushimet, kur e dimë se po vjen një dimër i zymtë, i ftohtë dhe i gjatë, ndaj do të donim ta freskojmë sadopak pamjen dhe jetën tonë. Dhe si ndryshe, pos me prerje flokësh…

Ndryshimi që femrat gjithmonë arrin t’i bëjë të kënaqura është ndryshimi i modelit të flokëve. Të shkosh te floktari është një nga zgjidhjet më të thjeshta dhe më të shpejta, sepse u jep energji të re – të paktën për periudhën e ardhshme, ndërsa gjinia e bukur e di shumë mirë këtë.

Një nga modelet më të popullarizuara të momentit, i cili u jep menjëherë volum flokëve dhe i bën më të dendura, ndaj është një truk i shkëlqyeshëm për ato që kanë flokë të holla ose të rralla. Trendi është bërë i njohur në rrjetet sociale dhe vlerësohet nga shumë për ofrimin e vëllimit të jashtëzakonshëm.

Stili ‘U’ i flokëve është në fakt një teknikë që shpesh përfshin një formë të caktuar prerjeje dhe stilimi, dhe mund ta transformojë pamjen e flokëve tuaj. Ky model flokësh është një nga truket e parukierëve të famshëm për të krijuar iluzionin e flokëve më të harlisura dhe voluminoze.

Pjesët anësorë janë më të holla se pjesa e pasme, kështu që një formë U-je do ta heqë menjëherë atë pamjen e hollë dhe do t’ju japë një model më të plotë flokësh.

Është relativisht i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe nuk kërkon formësim të vazhdueshëm. Në varësi të shpejtësisë së rritjes së flokëve tuaj natyralë, me gjasë do t’ju duhet një shkurtim i thjeshtë çdo gjashtë deri në tetë javë për t’i hequr majat e ndara dhe për ta ruajtur rritjen e barabartë të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat