Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të çlodhur fytyrën në darkë

Life style

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të çlodhur fytyrën në darkë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë. Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta.

Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lër veten pas dore. Ja mënyra:

Përbërësit e maskës:

Një lugë (gjelle) miell i bardhë

Një lugë mjaltë

Një lugë qumësht i freskët

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta. Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët dhe do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat