A e ke *sindromën e momentit të përsosur*?

Life style

A e ke *sindromën e momentit të përsosur*?

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:00
Ilustrim

Në një botë të përsosur, çdo ngjarje në jetë do të ishte e mrekullueshme. 

Megjithatë, realiteti është se jo çdo rast mund të përmbushë pritshmëritë tona të larta. Dhe kur kjo nuk ndodh, disa njerëz e përjetojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.

E quajtur 'sindroma e momentit të përsosur' nga autorja Sarah Wilson:

“Arsyeja pse sindroma e momentit të përsosur çon vazhdimisht në lëndime dhe shqetësime është sepse është fjalë për fjalë e pamundur që çdo gjë të shkojë në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës."

Në fakt, njerëzit që luftojnë me këtë shpesh kanë një lloj ndjenje se gjërat shkojnë keq për ta gjithnjë dhe e quajnë shpesh veten 'të pafatë'.

Ka disa mënyra për të shmnagur këtë ndjesi:

- Filloni duke marrë parasysh prioritetet që ke në jetë.

- Pyet veten nëse pritshmëritë e tua janë më të mëdha nga ç'duhet.

- Përpiquni të kuptoni 'origjinën' e kësaj ndjesie.

Vetëdija ndihmon gjithashtu. Kur je plotësisht i fokusuar në një moment, mund të vlerësosh atë që po ndodh në të vërtetë në vend që të ndihesh i trishtuar për "atë që mund të kishte qenë".

Sfido vetë-bisedimin negativ dhe të menduarit bardh e zi (dy shkaqe të sindromës së momentit të përsosur) që mund të shfaqen nëse gjërat nuk shkojnë ashtu sikur ju mendonit. Jepi vetes një pushim nëse planet e tua shkojnë keq.

Ti meriton më shumë dashuri për veten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat