Gjithçka duhet të dish për Akrepin, shenjën më misterioze të horoskopit

Life style

Gjithçka duhet të dish për Akrepin, shenjën më misterioze të horoskopit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Akrepi është misterioz, joshës dhe thjesht tejet intensiv

Kjo shenjë ujë ka një personalitet unik dhe njihet për natyrën paksa hakmarrëse, pasionante dhe egon që arrin stratosferën.

Por, le të flasim me detaje.

Akrepi në zyrë

Akrepi udhëhiqet nga Marsi dhe Plutoni, ndaj është mëse e kuptueshme që ka një karakter të rrëmbyeshëm. Marsi është planeti i dëshirës dhe aksionit, ndërsa Plutoni (Hadi), zoti i nëntokës, çka e bën Akrepin misterioz dhe një shenjë që “punon në hije”. Pra, me kombinimin e këtyre planeteve, kuptojmë se Akrepi është një shenjë aspak sipërfaqësore.

Një koleg Akrep = një koleg tek i cili mund të mbështetesh. Është totalisht i fokusuar në punë dhe do që ta përfundojë një detyrë në mënyrë perfekte.

Akrepi njihet edhe për natyrën e qetë në pamjen e jashtme, çka e bën shumë të vështirë për ta “lexuar”. Pra, shkurt e qartë, nuk është aspak kolegu tipik për të cilin mund të bësh një thashetheme, pasi praktikisht, për të nuk merr vesh asgjë. Që të depërtosh në jetën e një Akrepi, duhet t’i fitosh besimin. Ky proces merr pak kohë, por ia vlen!

Akrepi në dashuri

Ka një steriotip që i rrethon Akrepat: Janë shumë intensivë. Në disa raste, mund të jetë e vërtetë, sepse udhëhiqen nga Marsi, duuh, por sërish, Akrepi është mjaft interesant dhe joshës. Aq shumë, sa shenjat e tjera tërhiqen si magnet. Akrepi do intimitet të vërtetë, emocional, të qëndrueshëm dhe s’i interesojnë fare bisedat e shkurtra dhe boshe.

Nëse do që ta njohësh më mirë dhe të hysh në “ligën e njerëzve interesantë” për Akrepin, hap tema jo të zakonshme, fol për sekretet dhe dëshirat më të thella.

Akrepi është një shenjë që përkushtohet maksimalisht dhe në ca raste, edhe fiksohet me partnerin.

Gjithashtu, është edhe një shenjë që mban shumë brenda. Imagjinoje si oqeani Paqësor. I qetë në sipërfaqe, por me qindra rryma brenda.

Akrepi me miqtë

Akrepi ka pak miq, por i ka përjetë ama. Njësoj si në dashuri, Akrepi krijon lidhje që zgjasin përgjithmonë, ndaj nëse një person Akrep të duket perfekt për të krijuar miqësi, ki durim, pasi raporti me të do kohë për t’u ndërtuar, por zgjat sa vetë jeta, citon Anabel.

Akrepi merr shumë kohë për të krijuar miqësi të reja dhe procesi mund të jetë shumë i ngadaltë, por që është i rëndësishëm për këtë shenjë. Akrepi mban sekretet e gjithë miqve, për sa kohë edhe miqtë mbajnë sekretet e tij. Kujdes me këtë pjesë! Akrepit, nëse i bën keq, të merr hakun kur s’e pret. Kushdo që e lëndon, herët apo vonë, e paguan. Si vetë gjallesa që e karakterizon, Akrepi mund të jetë helmues kur tradhtohet. Mesazhi është i qartë: Qëndro besnik, ose do ta paguash!

Nga ana tjetër, Akrepi shquhet për përpikërinë, rendin dhe rutinën, ndaj e respekton shumë orarin. Nëse e ke lënë për kafe në 13:30, mos u vono asnjë minutë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat