Gjithçka që duhet të dish për një burrë Akrep

Life style

Gjithçka që duhet të dish për një burrë Akrep

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.

Nëse keni rënë në dashuri me një burrë të shenjës së Akrepit dhe fjala “pasion” ju frikëson, atëherë vishni atletet dhe vraponi me shpejtësi. Nuk jemi duke folur vetëm për pasionin romantik, edhe pse kjo mund të jetë në krye të listës. Gjithashtu po i referohem pasionit intensiv për politikën, punën, miqësinë, fenë, ushqimin, të afërmit, fëmijët, veshjen, jetën, vdekjen dhe të gjitha kategoritë e tjera që ju nuk ju shkojnë ndërmend. Një burrë Akrep nuk është pikërisht ajo çfarë mendja juaj ka nevojë, nëse jeni tip që ju mbysin emocionet e tepërta. Prandaj mos e kthe kokën mbrapa, por vetëm vrapo!

Nëse tashmë e keni takuar këtë përson të udhëhequr nga Plutoni, do jeni duke menduar që unë nuk di se çfarë po flas. Ai është kaq i qetë dhe i qëndrueshëm. Si mundet dikush me të tillë vetë-kontroll, të jetë kaq pasionant, aq më tepër kaq i rrezikshëm? Brenda Akrepit, pasionet e tij janë aq të nxehta. Ai është duke shpërthyer brenda vetes, ndërkohë që ka marrë pamjen e kontrolluar dhe mashtruese të qetë. Vetëm se pas pamjes së ftohtë në dukje, ndodhet një tenxhere e madhe me ujë të vluar që është duke zier vazhdimisht. Nëse je me fat, ai do ta mbajë kapakun e tenxheres të mbyllur fort gjatë gjithë jetës, por një lëndim i thellë mund ta hedhë në erë këtë enë me një shpërthim brilant. 

Normalisht, Akrepi do ta rrethojë veten me luks. Ai do të priret drejt teprimeve në ushqim, substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe marrëdhënieve dashurore. Më së shumti do jetë i dhënë pas çështjeve të dashurisë. Romanca kurrë nuk do ta frikësojë atë, ta lëndojë apo ta kapë në befasi.

Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund t’ju shkaktojë një plagë të përhershme. Kur Akrepi godet me bishtin e tij vdekjeprurës, pickimi djeg shumë. Akrepi jo vetëm gëzohet pasi ka fituar, por ai do të fitojë me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.

Të shohësh një burrë Akrep të veprojë në ditë të vështira, është një eksperiencë më vete. Ndërsa njerëzit e tjerë janë të shkatërruar, duke mërmëritur dhe ankuar gjatë gjithë kohës, Akrepat janë gjithë kurajo dhe dinjitet. Ai rrallë zhytet në keqardhje apo zili për të tjerët dhe nuk mendon kurrë se jeta i ka borxh, qoftë edhe një qindarkë të vetme. Imagjino se sa kohë kursen me këtë mënyrë të menduari. Në vend të zemërohet dhe të lëndohet, kur problemet e godasin, ai qëndron mbi pa. A po i mposht? Sigurisht që po! Kjo është ajo, që ai është i lindur për të bërë.

Akrepi e pëlqen misterin dhe do ta analizojë në detaje, çdo gjë që i del përpara në rrugën e tij. Zor se do t’ju mbetet ndonjë sekret, kur ai të fillojë t’ju zhbirojë me sytë hipnotizues dhe pyetjet depërtuese.

Ai ka standarde të larta dhe nuk i zgjedh miqtë e tij rastësisht. Ata do të vlerësohen në detaje nga Akrepi. Nëse ka ndonjë gjë më shumë për të kërkuar te një Akrep mashkull, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Nënshtrimi dhe falja? Përkujdesi dhe shprehja e ndjenjave? Ju e dinit që në fillim që ai nuk i kishte këto cilësi.

Kur është fjala për xhelozinë, bëni mirë të jeni shumë, po shumë e kujdesshme. Lotët, qaravitjet dhe ankesat tuaja nuk do t’i bëjnë aspak përshtypje mashkullit Akrep. Pavarësisht sesi ai sillet, thjesht mendoni “Ai më do dhe nuk do të heqë dorë nga dashuria e vërtetë për një moment shthurje apo dobësi fizike. Ai është besnik në martesën tonë dhe vetëm sa po ushtron artin e tij të hipnozës me këto vajza”. Thuaje këtë një herë para çdo vakti, kur çoheni nga gjumi dhe kur bini për të fjetur. Femrat e tjera do ta vlerësojnë atë si jashtëzakonisht të parezistueshëm dhe tërheqës, por mbani mend se në qoftë se është dikush mjaft i fortë për t'i rezistuar lajkave dhe tundimeve të tilla të vazhdueshme, ky është Akrepi. A nuk ju bën kjo të ndiheni më mirë? Duhet t’ju bëjë, sepse është e vërtetë!

Ai ndoshta do të jetë një baba i ashpër. Fëmijët tuaj nuk do të rriten me një sjellje dembele ose joserioze. Babai Akrep do t’i mësojë ata që të respektojnë pronën, por ai gjithashtu do t’i mësojë të respektojnë edhe veten e tyre. Edhe pse ai do t'i dojë ata me të njëjtin pasion të sinqertë për çdo gjë që i intereson, nuk do të pranojë asnjë marrëzi nga fëmijët e tij. Ai do t'i mbrojë ata, kur të kenë nevojë për të, por këta fëmijë shumë shpejt do ta marrin mesazhin se duhet të mësojnë të jenë të pavarur dhe të qëndrojnë vetëm. Nëse ata marrin para borxh prej tij, ai do detyrohet të vendosë edhe interes mbi këtë shumë, por këtë e bën vetëm për të mirën e tyre. Fëmijët nuk mund ta kuptojnë këtë veprim, ndoshta deri në ditën që babai i tyre nuk do jetë më, por mësimin e kanë marrë dhe do ta kuptojnë një ditë. Shumë fëmijë të baballarëve Akrep, nuk e durojnë dot autoritetin e madh dhe disiplinën e shtrënguar gjatë gjithë fëmijërisë, veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës, por kur rriten, ata e kuptojnë se sa me fat ishin që patën udhëzimet e tij të forta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat