Horoskopi javor: çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

Life style

Horoskopi javor: çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:22
Ilustrim

Dashi

Djalli fshihet në detaje dhe ti e di shumë mirë. Afërdita dhe Urani të ndihmojnë t’i shohësh me vigjilencë detajet, sidomos kur bëhet fjalë për një çështje romantike. Të premten, një bashkëpunim i fuqishëm mes Neptunit dhe Afërditës ndriçon sektorin e marrëdhënieve, duke i çuar ato në një nivel të ri.
 
Demi
 
Shprehe veten, Dem! Mendja dhe zemra jote do të jenë në sinkron, për të shprehur ndjesitë e tua me njerëzit që i ke pranë zemrës. Të premten, do të mund të gjesh një balancë mes ndjesive personale dhe përvojave që kanë ndodhur rishtazi. Një harmoni e bukur të pret. Qetësohu dhe shijoje.
 
Binjakët
 
Je më i qartë se kurrë, Binjak! Rruga jote është më në fund e pastër dhe do të tejkalosh një përvojë të vështirë, sidomos me një marrëdhënie sentimentale. Do të kesh mundësi të gjesh lirinë që ke ëndërruar. Saturni do të udhëtojë te Peshqit për t’i dhënë rëndësinë e duhur ambicies dhe karrierës tënde.
 
Gaforrja
 
Ti e di që një bisedë mund të ndryshojë gjithçka, apo jo Gaforre? Afërdita dhe Urani të frymëzon që të bisedosh me miq që të mbështesin. Të premten, do të kesh një vizion të qartë për një projekt të suksesshëm. Prapavija e Saturnit përfundon dhe ti do të kesh mundësinë të motivohesh që të aplikosh disa leksione që ke mësuar kohët e fundit.
 
Luani
 
Cilat janë përgjegjësitë dhe vlerat e tua? Afërdita dhe Urani të japin një shans të rëndësishëm për të arritur suksesin e dëshiruar. Dëgjoje trupin tënd, mëso nga ato që të thotë dhe bëj ato që të kërkon, në mënyrë që të jesh në formën e duhur për të përballuar çdo sfidë.
 
Virgjëresha
 
Mendoji gjërat dy herë! Qëndro me këmbë në tokë dhe ruaji në thelb parimet e tua. Mbaj një qëndrim optimist dhe shiko se si do të tërheqësh të mira që as nuk i pret. Një zhvillim i këndshëm do të ndodhë në lidhjen tënde, ndaj përgatitu.
 
Peshorja
 
Mos je hasur me probleme me intimitetin? Lidhja jote ka nevojë që të shprehësh të vërtetën, në mënyrë që të marrë drejtimin e duhur. Dorëzohu në të tashmen, mjaft bëre rezistencë për të qëndruar në të shkuarën. Prapavija e Saturnit të ndihmon që të bësh një hap të vogël, por domethënës për të shkuar drejt suksesit.
 
Akrepi
 
Ke gjetur një të dashur, një mik, apo të dyja bashkë? Ndaje mendjen dhe vendos nëse do ta ndërthurësh romancën me dashurinë. Shumë shpejt, do të bëhesh pjesë e një raporti, ndjesia e së cilit është e vrullshme dhe e fuqishme.
 
Shigjetari
 
Krijo lidhje të reja dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e tua. Urani dhe Afërdita të mundëson zhvillime të reja në aftësitë e tua, por edhe në mbështetjen që merr prej miqve. Do të arrish të balancosh punën dhe jetën private, duke gjetur kohë si për çështjet profesionale dhe për ato personale.
 
Bricjapi
 
Ndjeshmëria është forcë, i dashur Bricjap! Do të kuptosh që pas shprehjes së ndjesive, ekziston fuqia dhe vetëbesimi. Të premten, do të arrish që të sjellësh në jetë një ide të bukur, për të cilën ke pritur gjatë që ta materializosh. Saturni te Peshqit të ndihmon të komunikosh më mirë, të rregullosh tonin dhe mënyrën se si u drejtohesh të tjerëve.
 
Ujori
 
Mos ki frikë nga e vërteta jote. Lëre pas steriotipin që të rrethon, sepse jo gjithnjë ti je një njeri i ftohtë dhe i tërhequr nga emocionet. Ndjesitë janë të vërteta, ndaj thuajua atyre që meritojnë t’i dinë.
 
Peshqit
 
Komunikimi e ndihmon dashurinë. Bashkëveprimi i Uranit dhe Afërditës të ndihmon të bisedosh hapur dhe të vendosësh ura të reja komunikimi me njerëzit që të rrethojnë. Mëso nga dallimet mes teje dhe të tjerëve, rikthehu në energjinë dhe forcën tënde dhe përdori ato për të arritur në nivelin që ti do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat