6 gjërat që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë kurrë!

Life style

6 gjërat që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë kurrë!

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

“Uff, dorëzohem”: Michael Jordan ka thënë që nëse ju pengon një mur i lartë, nuk duhet të ndalni rrugëtimin, por të gjeni një mënyrë për të kapërcyer atë. Pikërisht njerëzit e suksesshëm ndjekin këtë parim në jetë.

“Hë se do ta bëj më vonë këtë gjë”: Nëse shpreheni kështu, do të thotë se ju nuk planifikoni mirë kohën. Një njeri i suksesshëm arrin t’i organizojë gjërat dhe t’i ndajë ato sipas prioriteteve.

“Jam i kënaqur”: Një CEO i suksesshëm vendos përherë standarde të larta. Madje edhe kur i përmush ato, synon të arrijë të tjera nivele në karrierën e tij. Pra, nuk duhet të kënaqeni me pak.

“S’e kam unë fajin”: Një drejtues i zoti i merr përsipër gjithë përgjegjësitë dhe kjo ndodh edhe në rast të një situate të dështuar. Po, kështu ata frymëzojnë gjithë ekipin e tyre.

“Ç’më duhet mua! Unë nuk kam për të qenë kurrë lider”: Nëse nuk beson ti tek vetja, më thuaj kush do ta bëjë? Unë?!

“S’kam asnjë ide të re”: E dimë që është mjaftueshëm e lehtë për të thënë që nuk keni ide të reja, por ç’rëndësi ka kjo. Një lider e di shumë mirë si, kur dhe pse duhet të ketë ide të tjera, të padëgjuara më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat