Ka një arsye pse nuk e nuhasni parfumin tuaj

Life style

Ka një arsye pse nuk e nuhasni parfumin tuaj

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

E keni spërkatur ndonjëherë parfumin tuaj më të mirë dhe disa orë më vonë, nuk e nuhasni më, pavarësisht se gjatë gjithë kohës keni marrë komplimente për aromën

Epo, sipas ekspertëve, në fakt ekziston një arsye pse nuk mund ta nuhasni parfumin tuaj.

Vicken Arslanian, rithemelues i markës së parfumeve Commodity shpjegon arsyen: “Kjo quhet “hunda e verbër”, një fenomen në të cilin hunda juaj ndalon së dalluari një aromë.

“Ndodh kur hunda kupton se një aromë nuk përbën kërcënim ose nuk është helmuese dhe ndalon ta perceptojë atë. Përveç aromës, zakonisht ndodh në mjediset ku jemi për periudha të gjata kohore, kështu që ‘verbëria e hundës’ mund të ndodhë edhe me familjen, aromat dhe kafshët shtëpiake,” shpjegon ai për My Imperfect Life, duke shtuar, “i nuhatni ato në fillim – kur hyni në derë, por pas njëfarë kohe, aroma ka ‘ikur’.”

Sapo mësohemi me një erë dhe trupi ynë vendos se nuk është kërcënuese, e bllokon atë, duke e bërë hundën tonë të disponueshme për aromat e reja dhe çdo gjë që mund të ndodhë.

Pra, çfarë mund të bëjmë për të shmangur “verbërinë e hundës” për t’u siguruar që të nuhasim notat tona të preferuara të parfumit më gjatë?

Ekspertët rekomandojnë të shmangni spërkatjen e parfumit në pjesën e përparme të qafës, por zgjidhni kyçet e duarve dhe zonën prapa veshit. Kini kujdes që të mos i fërkoni kycët me njëri-tjetrin kur hidhni parfum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat