Meri Shehu zbulon çfarë i pret shenjat në vitin 2024

Life style

Meri Shehu zbulon çfarë i pret shenjat në vitin 2024

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 19:38
Meri Shehu

Me afrimin e fundit të 2023, shenjat do të bëjnë bilancin e tyre për mbarëvajtjen e vitit. Megjithatë, eksklzuivisht për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu dha një parashikim të shkurtër për të ngacmuar kuriozitetin se si do ta përjetojmë vitin e ardhshëm. Lëvizja më e rëndësishme planetare do të jetë zhvendosja e Jupiterit nga Demi në Binjak që do të stimulojë logjikën.

Meri Shehu: Unë mendoj për të gjitha, do ndahet shapi nga sheqeri në favoret dhe disfavoret ekonomike deri në pranverë pastaj fillon një vit shumë komunikativë. Jupiteri do jetë në Binjak.

Do i japim shumë rëndësi informacioneve, lajmeve, ndryshimeve, qoftë të ndryshojmë, diçka e mirë do ndryshojë, do bëjmë gjëra por kjo nuk do jetë shumë me bazë sepse kjo është si ajo fëmija që ka qenë disa kohë i mbyllur, del në kopsht për të lozur dhe i merr të gjitha përpara, nuk i përzgjedh gjërat.

Megjithatë do jetë një vit logjik, do t’i përmbahet logjikës. Do funksionojmë në mënyrë më të ftohtë e të logjikshme. Deir në pranverë do jemi akoma materialistë, zotërues, duam të dimë çfarë na përket e çfarë jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat