Ka më shumë mundësi të bëheni të famshëm nëse keni lindur në këta muaj

Life style

Ka më shumë mundësi të bëheni të famshëm nëse keni lindur në këta muaj

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 23:36
Kim-i

Më thuaj muajin që ke lindur të të tregoj sa shanse keni për t’u bërë i famshëm dhe për këtë arsye të suksesshëm.

Hulumtimi i kryer nga Play Like Mam mblodhi dhe analizoi të dhëna nga personalitete të suksesshme nga bota e showbiz-it dhe biznesit, duke u fokusuar në datat e tyre të lindjes. Ata e morën informacionin nga lista të ndryshme që publikohen herë pas here nga revista si Forbes, Money Inc, Business Insider etj. Në mesin e 300 emrave ishin Ariana Grande, Elon Musk, Lionel Messi, Bill Gates, Kim Kardashian dhe Simon Cowell, me tre të fundit që janë ndër të paktët e lindur në fund të vitit. Megjithatë, sipas rezultateve, të lindurit në muajin nëntor janë më pak dhe mes tyre janë Leonardo DiCaprio, Gordon Ramsay dhe DJ Khaled.

Lista e muajve me lindjet më të “suksesshme”:

Tetor – 36
Qershor – 30
Korrik – 28
Janar – 27
Prill – 27
Shtator –27
Maj – 25
Mars – 23
Gusht – 21
Shkurt – 20
Dhjetor – 19
Nëntor – 17

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat