Mendoni para se ta pini gotën e radhës, shkencëtarët zbulojnë sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli

Life style

Mendoni para se ta pini gotën e radhës, shkencëtarët zbulojnë sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një studim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Stanfordit ka treguar se trurit i nevojiten deri në 7.3 muaj për t’u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga alkooli.

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin, si demenca, goditjet në tru dhe depresioni – tregojnë studimet.

Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli dhe kjo zgjat me muaj.

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që ndaluan së piri rifituan trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit.

“Këto rezultate mbështesin efektet adaptive dhe të dobishme të maturisë së qëndrueshme në rikuperimin strukturor të trurit”, kanë shkruar autorët.

Studimi i publikuar në Science Direct, shqyrtoi efektet e maturisë në trurin e alkoolistëve. Ata kërkuan nga 133 njerëz – 88 prej të cilëve ishin alkoolistë – të ndalonin së piri dhe analizuan trurin e tyre për të parë se si ndikonte kjo tek ata.

Pas shtatë muajsh, trashësia e korteksit cerebral u përmirësua ndjeshëm te shumica e pjesëmarrësve të varur nga alkooli. Ata thanë se kjo sugjeron se truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën e vet kur alkooli nuk është më një faktor.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se studimi u krye vetëm te disa njerëz dhe se duhet bërë kërkime shtesë për t’i konfirmuar gjetjet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat