Fëmijët që kalojnë kohë me gjyshërit janë më të lumtur dhe të sigurt

Life style

Fëmijët që kalojnë kohë me gjyshërit janë më të lumtur dhe të sigurt

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Nëse keni pasur fatin të kaloni kohë me gjyshërit gjatë rritjes, me siguri keni kujtime të shkëlqyera nëse ktheheni pas në kohë. Detaji që ndoshta mund të mos e keni kuptuar gjatë rritjes, është se të kaluarit kohë me ta, ju ka “pajisur” me aftësinë për të qenë persona më të sigurt dhe të lumtur.
Tanimë, ka edhe të dhëna shkencore për ta mbështetur këtë teori!

Ndonësr prindërit mendojnë se fakti që i lënë fëmijët me gjyshërit për një kohë të gjatë, i bën ata më të llastuar dhe më të papërgatitur për jetën, shkenca pohon të kundërtën. Sipas një studimi të kryer nga University of Oxford në Mbretërinë e Bashkuar, fëmijët që kanë raporte të ngushta me gjyshërit priren të kenë më pak probleme, si emocionalisht, por edhe me sjelljen e tyre. Përveç kësaj, këta fëmijë kanë më pak vështirësi kur ndërveprojnë me bashkëmoshatarët.

Studimi, i përfunduar nga pedagogia Ann Buchanan nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Ndërhyrjes, anketoi më shumë se 1,500 fëmijë dhe tregoi se përfshirja e shtuar e gjyshërve në jetën e nipërve dhe mbesave mund të jetë vendimtare në zhvillimin e një fëmije. Për më tepër, studimi zbuloi se teksa gjyshërit marrin një rol më edukues, ata bëhen mentorë (udhërrëfyes) të nipërve të tyre.

"Nëse prindërit i përfshijnë rregullisht gjyshërit në jetën e fëmijëve, këta të fundit mund të zhvillojnë afërsi të vërtetë emocionale me gjyshin dhe të fillojë ta shohë gjyshin si një burim të mbështetjes së fortë sociale," u shpreh psikoterapistja Kimberly Agresta.

Gjyshërit nuk janë përgjegjës për disiplinimin ose rritjen e fëmijës, por për dashurinë ndaj tyre pasi ata janë në gjendje ta duan fëmijën më lirshëm dhe pa kushte," shpjegoi Agresta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat