Pse nuk duhet të flisni në telefon kur jeni duke u stërvitur

Life style

Pse nuk duhet të flisni në telefon kur jeni duke u stërvitur

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrimi

Sipas ekspertëve, duhet të shmanget përdorimi i celularëve në palestër apo gjatë ushtrimeve në natyrë.

Përdorimi i celularit gjatë ushtrimeve mund të krijojë probleme për personin që ushtrohet, ndonjëherë edhe në mënyrë të rrezikshme. Çfarë do të thotë kjo; Jo vetëm që zvogëlon intensitetin e stërvitjes, por gjithashtu ndikon negativisht në ekuilibrin, duke rritur kështu rrezikun e lëndimit.

“Nëse jeni duke folur në celular ose duke shkruar mesazhe gjatë ecjes ose çiklizmit me biçikletë të palëvizshme, vëmendja juaj është e ndarë dhe kjo mund të prishë stabilitetin (ekuilibrin) postural. Kur kjo ndodh, personi është i prirur ndaj dëmtimeve nga rrëzimi dhe lëndimeve muskulo-skeletore.

Studimet kanë treguar gjithashtu se mesazhet në celular ul stabilitetin postural me 45%, ndërsa të folurit me 19%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat