Çfarë duhet të kuptoni me ‘sinjalet mix’ në një marrëdhënie?

Life style

Çfarë duhet të kuptoni me ‘sinjalet mix’ në një marrëdhënie?

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Sinjalet mix shpesh përshkruajnë një shkëputje midis asaj që dikush thotë dhe mënyrës se si po sillet

Për shembull, nëse personi me të cilin po takoheni thotë se është vërtet i dashuruar me ju dhe kënaqet duke folur me ju, por më pas atij i duhen dy javë për t’iu përgjigjur mesazhit, ky është një sinjal mix (Mixed Signals).

Në mënyrë të ngjashme, nëse partneri thotë se po kërkon diçka diskrete, por më pas ju mban gjithmonë dorën kur jeni bashkë në publik dhe ju thotë se do të jeni ekskluzivë, kjo mund të jetë gjithashtu një sinjal mix.

Ekzistojnë dy elemente kryesore që përcaktojnë sinjalet mix, të cilat janë: shfaqja e paqëndrueshme e interesit ose dashurisë dhe komunikimi i dobët.

Kur bëhet fjalë për komunikim të dobët, kjo mund të duket si: të mos i shprehin qartë dëshirat dhe nevojat e tyre, të kundërshtojnë vetveten, fjalët e tyre që nuk përputhen me sjelljen dhe të jenë të paqartë ose të papërgjegjshëm, shkruan Class.

Sinjale mix në një marrëdhënie të re:

1. Ju nuk e merrni atë telefonatë kur e prisni.

2. Ata janë pak si ‘shumë’ komod me ish-in e tyre.

3. Ata thonë se mezi presin t’ju shohin përsëri, por janë ‘shumë të zënë’ me gjëra të tjera.

4. Ata nuk flasin shumë, por presin nga ju.

5. Ata nuk do të tregojnë dashuri në publik, por nuk e kanë problem ta bëjnë këtë kur jeni vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat