Zemërim për fushatën e ‘Zara-s’

Life style

Zemërim për fushatën e ‘Zara-s’

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:14
Kompania e modës, u shpreh se fushata reklamuese ishte konceptuar që në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator.

Aktivistët pro Palestinës kritikojnë markën e njohur të veshjeve “Zara” për një fushatë publicitare që fyen viktimat e luftës në Gaza. Pas kritikave kompania e njohur ka hequr dorë nga vijimi i fushatës së reklamave.

Dyqanet e Zarës, në mbarë botën po përballen me protesta pro palestineze. Shkak u bë fushata reklamuese e makrës së njohur, imazhet në të cilën, ngjasonin me fotot e kufomave me qefine të bardha në Gaza.

Një nga fotot që ngjalli më shumë debate, ishte e një modelje që mbante një manikin të mbështjellë më të bardhë, foto që ngjason me atë të një nëne në Palestinë, që mbante në krah fëmijën e vrarë.

Një tjetër foto është një bust i shtrirë në dysheme dhe një modele që qëndronin mes mbeturinave nga kutitë e mallrave, për të cilat disa thanë se ngjanin me rrënojat e luftës dhe arkivole.

Disa aktivistë pro-Palestinës bënë thirrje për bojkot të Zara-s. Ata thonë se Zara ka përdorur shkatërrimet në Rripin e Gazës, ku janë vrarë mbi 18 mijë njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Ndërkohë kompania e modës, u shpreh se fushata reklamuese ishte konceptuar që në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator.

Megjithatë në faqen e Zarës në Instagram, me dhjetëra persona komentuan flamurin e Palestinës dhe shkruajtën se kjo fushatë ka qënë e qëllimshme.

Pas reagimit të ashpër, disa nga imazhet dukej se ishin fshirë nga rrjetet sociale të Zara-s, por mbetën në faqen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Zara përballet me akuza lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë. Në tetor 2022, palestinezët nisën një fushatë bojkotimi pasi mbajtësi i ekskluzivitetit të Zara në Izrael shprehu mbështetje për partinë ekstremiste të Forcave Hebraike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat