Disa shprehje që mund t’i përdorni në vend të pyetjes “Si je?”

Life style

Disa shprehje që mund t’i përdorni në vend të pyetjes “Si je?”

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Të gjithë e gjejmë veten duke thënë pyetjen klasike: “Si je?”, sapo takohemi me një mik, koleg, të afërm dhe përgjigjja që marrim është po ajo klasikja: “Mirë, faleminderit!”
 
Sipas psikologëve, problemi është se ky togfjalësh që shkëmbëhet mes dy personave, duket si i mësuar përmendësh dhe nuk duket si dialog i vërtetë apo pyetje që mund të sjellë edhe përgjigje me më shumë detaje dhe më interesante.
 
Ja disa shprehje që mund të thoni në vend të pyetjes së përgjithshme “Si je?”:
 
1. Pak më specifik

Të pyesësh për një detaj specifik që po ndodh në jetën e tyre tregon se ju keni qenë të vëmendshëm për të kaluarën dhe jeni të interesuar për atë që po ndodh tani.
 
2. Check-in pas ngjarjeve të mëdha

Psikologët thonë se ju duhet të kontrolloni disa nga ngjarjet më të rëndësishme ose të vështira që mund të ketë kaluar miku/ja juaj. Pyetja për një ngjarje të rëndësishme tregon se ju mbani mend detajet specifike në vend të pyetjeve të përgjithshme dhe bisedave të paqarta.
 
3. Tregoni se kur jeni takuar për herë të fundit

“Si keni qenë që kur folëm për herë të fundit?" tregon interes dhe e bën bisedën më të këndshme.
 
4. Bëhuni kuriozë

"Si shkoi prezantimi i projektit?" ose "Më trego si shkuan pushimet, pasi u takuam për herë të fundit." Kjo është një teknikë e zakonshme që terapistët përdorin për t'i bërë pacientët të hapen. Njësoj ndodh edhe në marrëdhëniet e tjera, qofshin ato familjare, shoqërore apo në punë.

5. Shkoni te ndjenjat

Pyetja “Si po përballeni me këtë gjë?" është një ftesë e hapur për të eksploruar emocionet dhe njëherësh hap derën e bisedës për të folur më shumë për gjendjen emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat