Sipas Pornhub, shqiptarët kanë kërkuar për “anal” më shumë se çdo kategori tjetër gjatë 2023

Life style

Sipas Pornhub, shqiptarët kanë kërkuar për “anal” më shumë se çdo kategori tjetër gjatë 2023

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:24
Ilustrim

Year in Review Insights nga Pornhub sapo është publikuar me informacionet më të reja mbi tendencat më të mëdha të këtij viti. Informacionet janë të shumta, që nga preferencat në bazë të gjinive, orientimeve seksuale, shteteve, kohës që njerëzit kalojnë në këtë platformë, dhe shumë më tepër.

Pornhub tregoi se trafiku më i madh vinte nga SHBA, Filipinet, Franca, Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat ishin 5 vendet e para në listë, të ndjekur nga Japonia, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Brazili.

Sipas platformës, 5 trendet e këtij viti ishin: The Golden Age, Super Size, Sex Machines, Uniforms dhe Sexual Healing. Dhe termat më të kërkuar i përshtaten këtyre trendeve, pasi në renditjen e më të kërkuarave gjenden hentai, milf, lesbian, japanese apo pinay.

E vetmja e dhëne që mund të arrijmë të marrim për Shqipërinë është ajo e bazuar në hartën e botës dhe kategorive kryesore të klikuara. Shqiptarët kanë kërkuar për “anal” më shumë se për çdo kategori tjetër. Në vitin 2021 dhe 2022, kategoria e preferuar e shqiptarëve ishte “Lesbian”, një kategori që vazhdon të mbetet ndër më të shikuarat nga përdoruesit e Pornhub.

Një tjetër ndarje është bërë në bazë të sistemeve operative nga të cilat vjen trafiku më i madh, dhe në bazë të statistikave 51.7% e shikuesve përdorin Android dhe 48.1% përdorin sistemin operativ iOS (0.2% sistemet e tjera operative).

Gjithashtu statistikat tregojnë se orari me trafikun më të ulët ishte ora 5 e mëngjesit në ditën e mërkurë, ndërkohë që në orën 11 të natës të hënën regjistrohej piku më i lartë i shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat