Depresioni i festave të fundvitit

Life style

Depresioni i festave të fundvitit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Ankthet e shqetësimet që vijnë si rezultat i festave të fundvitit nuk duhet të ngatërrohen me depresionin sezonal, i cili shfaqet në fund të ditëve të pushimeve. Depresioni që shfaqet në periudhë festash sigurisht që lidhet me ashpërsinë e stinës së dimrit, shkurtimin e ditës dhe me mungesën e mjaftueshme të dritës, por ka disa shkaqe më të thella: Njerëzit me pak miq e familjarë mund të ndihen vetëm e të izoluar, kurse njerëzit me një rreth më të madh familjar e shoqëror, të stresuar për përgatitjen e festës së madhe.

Shkaqet e depresionit

Familja: Klisheja e mbledhjes së madhe familjare, të gjithë tëlumtur e të bashkuar, jo gjithnjë është e pëlqyeshme. Për disa, familja është burim problemesh. Mbledhjet familjare jo gjithmonë janë të suksesshme, disa konfliktetë vjetra që mund të hapen, kujtime të padëshiruara etj.

Analizë për veten: Në fund të vititnjerëzit janë të prirur të reflektojnëmbi veten dhe zhvillimete tyre personale. Rezultatet e bilancit mund të nxisin xhelozi që kërcënon mirëqenien tonë psikologjike. Mosrealizimi i objektivave vetjake dhe suksesi i të tjerëve, mund të na bëjë në fundvit të ndihemi të padobishëm, të tensionuar dhe të trishtuar.

Vetmia: Disa njerëz nuk kanë mundur të krijonë një familje ose, mund të ndodhen larg familjeve. Për rrjedhojë në atmosferën festive ata janë vetëm. Ndjesia e vetmisë i pushton njerëzit. Është e vështirëtë gjendesh në një ambient ku të gjithë gëzojnë e qeshin, nëprani të njëri-tjetrit në vigjilje të festave, ndërsa je i detyruar të mbyllesh në vetmi, pa pasur
mundësinë e trokitjes së një gote vere apo shkëmbimin e biseda vetë ngrohta.

Nostalgjia: Nostalgjia e kohës që kalon, humbja e rinisë, kujtimete fëmijërisë, kohës kur ishit i lumtur dhe prisnit me padurim dhuratat e surprizat familjare…mund të shkaktojnë problem.

Ja një arsye pse festat e kanë humbur emocionin e dikurshëm dhe kjo situatë ju bën të ndjeni keqardhje për veten tuaj.

Shpenzimet: Janë një barrë e madhe për ata njerëz që nuk i kanë mundësitë ekonomike. Dhuratat kanë koston e tyre dhe nëse ke fëmijë përgjegjësia është akoma më e madhe për t´i bërë ata të ndihen të lumtur me surprizat që presin nga familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat