Çfarë është teoria ‘tinselling’ që ‘kërcënon’ raportet në çift gjatë festave

Life style

Çfarë është teoria ‘tinselling’ që ‘kërcënon’ raportet në çift gjatë festave

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Filmat e bukur me subjekte festash, mbrëmjet e kaluara pranë bredhit të zbukuruar dhe oxhakut të ndezur mund të jenë kartolina më e bukur për çiftet që kalojnë festat bashkë. Por, kujdes! Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme në marrëdhënien tuaj.

Ekspertët e lidhjeve paralajmërojnë të gjithë çiftet që të mos pushtohen shumë nga shkëlqimi sezonal i festave; një gabim i zakonshëm që ndryshe njihet si “tinselling”.

Çfarë është “tinselling” dhe pse është e rrezikshme për marrëdhënien

I krijuar nga Tina Wilson, eksperte e takimeve dhe themeluese e aplikacionit të njohjeve Wingman, termi tinselling merr frymëzim nga dritat vezulluese të festave, të cilat shpesh i pengojnë çiftet të kuptojnë se po kalojnë një krizë.

"Çiftet kanë tendencë që të mos i prishin marrëdhëniet e tyre gjatë sezonit të festave, sepse presionet sociale dhe familjare për një ndjenjë bashkimi, dashurie dhe lumturie në këtë kohë të vitit i tejkalojnë ndjenjat e vërteta," shpjegon ekspertja.

Për disa, praktika e tinselling mund të duket si një zgjidhje e përkohshme për t'i dhënë vetes një pushim në çift. Por e vërteta është se problemet themelore në marrëdhënie vazhdojnë dhe megjithëse mund të lihen mënjanë për shkak të festave, kjo mund ta komplikojë situatën më vonë.

Duke shmangur adresimin e problemeve gjatë festave vetëm për shkak se është një periudhë pushimi, ju privoni marrëdhënien tuaj nga mundësia e zgjidhjes së çdo keqkuptimi që mund të shfaqet në momentet më të papërshtatshme.

Komunikimi i sinqertë dhe i hapur është kritik për mbijetesën e çdo marrëdhënieje, sidomos gjatë periudhave sa të bukura, por edhe stresuese të festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat