Përjetoni magjinë e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, aty ku festa nuk zgjat vetëm një natë

Life style

Përjetoni magjinë e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, aty ku festa nuk zgjat vetëm një natë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Festat janë gjithmonë një arsye e mirë për të kaluar kohë cilësore me njerëzit e dashur, për të bërë dhurata, për të krijuar kujtime e për t'i thënë po përvojave të reja. E keqja e tyre është se i presim me muaj me radhë dhe kalojnë me një të pulitur sysh. Krishtlindja, Viti i Ri, janë festat që çdokush mezi i pret në fundvit ndaj sa më shumë i afrohemi datave, kaplohemi nga ndjenja që sa shpejt do të mbarojnë. Po sikur t'ju themi që në një vend jo shumë larg Tiranës, festa zgjat për një muaj me radhe dhe çdo ditë rezervon një surprizë, duke e bërë dhjetorin muajin më të bukur. 

Destinacioni nuk është një sekret për ju, pasi resorti për të cilin do të flasim, u shndërrua në destinacionin e preferuar të shumë prej nesh këtë verë. Portonovi, resorti rezidencial në gjirin Boka në Mal të Zi, duket se ka gjithmonë diçka speciale për të ofruar pavarësisht periudhës a sezonit.

Ndonëse buzë detit, një fshat i njohur për stilin e jetës mesdhetare, klimës së butë, pasuritë natyrore e historike, çdo fundvit, ky resort luksoz tejaklon pritshmëritë e çdo pushuesi duke u shndërruar në një vend magjik, një atraksion në të gjithë vendin.

Një fundjavë në Portonovi, përgjatë periudhës më të bukur të vitit, do të ishte dhurata që do ju falte padyshim emocionet më të bukura. Dritat shumëngjyrëshe, dekoret, bredhi, shtëpizat e drurit, të gjitha krijojnë një atmosferë magjike dhe përcjellin ndjesinë se jeni duke vizituar fshtatin e Babagjyshit, aty ku ai përgatit dhuratat me ndihmën e elfëve të tij, në Polin e Veriut. Dhe e veçanta është se e e gjitha kjo skenë ndodh buzë detit.

Kur thamë se festa në Portonovi nuk zgjat vetëm një natë, e kishim në kuptimin e parë të fjalës pasi që me 2 dhjetor, kur dritat e pemës janë ndezur, Portonovi është zyrtarisht në muajin e festave.

Eventet e organizuara në Portonovi janë të jashtëzakonshme. Çdokush do të mrekullohej nga sheshi i ndriçuar, skena, hapësirat publike dhe këndet nga ku mund të shkrepni fotot më të bukura. Nga eventet për çdo moshë deri te festimet gjatë gjithë ditës, çdo moment i kaluar në Portonovi do të jetë i paharrueshëm. Çdo shesh në resort e jo vetëm duket se rezervon një surprizë për ju dhe sharmi i këtij fshati që gëlon nga gjallëria në çdo periudhë të vitit do t'jua marrë zemrën. Koncertet me  këngëtarë, grupe dhe DJ të njohur do të jehojnë në të gjithë Portonovi për 16 ditë me radhë prej 23 dhjetorit, deri më 7 janar. 

Sheshi Marina do të shndërrohet në arenën e festimeve, me këndet për foto, tregun e Krishtlindjeve, ku do të shërbehen ushqimet dhe pijet e ngrohta e jo vetëm. I konceptuar për fëmijë e të rritur, shtëpizat e drunjta, mirëpresin artizanët vendas, nga ku mund të blini suveniret më të bukura por jo vetëm. 

Nëse do të dëshironi që këto festa t'i kaloni në 'One & Only Poronovi' hotelin me famë botërore, do të bëheni pjesë e një përvoje unike si asnjëherë më parë falë eksperiencës së personalizuar dhe të mirëmenduar për çdo klient. Në ambientet e SPA-së së këtij hoteli do të njiheni gjithashtu me një metodë që ka bërë jehonë. Ekspertët e metodës Chenot praktikojnë prej më shumë se 50 vitesh një qasje unike ndaj mirëqenies, me programet jetë-ndryshuese të detoksifikimit dhe trajtimeve revolucionare të kujdesit të lëkurës. Bëjini vetes një dhuratë ta paçmuar, duke përmbushur mendjen, trupin dhe shpirtin, vetëm në Portonovi. 

Këto ishin vetëm disa nga arsyet që përse Portonovi duhet të jetë destinacioni i festave tuaja këtë fundvit, por shumë më shumë surpriza, darka Gala, e organizime të një standardi shumë të lartë ju presin. 

Nëse jeni duke kërkuar disa ditë të mbushura me argëtim apo romancë në çift, në Portonovi ju do të keni akses në restorantet elegante dhe në SPA-në e hotelit 'One & Only Poronovi', duke ju garantuar një përvojë të paharrueshme. E sigurisht, për t'jua bërë këto festa edhe më të ëmbla nuk mund të mungonin ofertat. Përfitoni sa jeni në kohë nga uljet speciale për një arratisje dimërore që do të bëhet një nga kujtimet tuaja më të bukura. Oferta përfshin jo vetëm akomodimin në suitat luksoze, me mëngjes e parkim të përfshirë, por dhe një masazh relaksues 30 minuta për person. Kjo ofertë speciale "Winter Escape" fillon me vetëm 192 euro për natë dhe është e disponueshme deri në fund të muajit janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat