Një listë me pyetje që mund t’ia bësh partneres, nga më të lezetshmet te më të fortat

Life style

Një listë me pyetje që mund t’ia bësh partneres, nga më të lezetshmet te më të fortat

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Ne të gjithë e kemi përjetuar një situatë të ngjashme: Ju jeni duke folur me një person të veçantë dhe biseda papritur ndalet në një moment delikat. Si t’ia bëni që personi përballë jush të mos thotë: "Epo, ishte bukur të bisedoja me ty, por..."?

Pavarësisht se çfarë ndjeni, ky është një sinjal se jeni ende kurioz për partneren tuaj dhe ky është një tipar i rëndësishëm sepse kurioziteti është erëza e një marrëdhënieje të gjallë, pavarësisht nëse e keni njohur dikë prej dy muajsh apo prej 20 vjetësh.

Por, si të drejtosh pyetjet e duhura partneres, nga ato më të fortat te më të lezetshmet? Ja një listë:

Pyetje serioze:

-Çfarë mund të bëj për të të mbështetur kur je e stresuar ose e dëshpëruar?

-Çfarë gabimesh ke mësuar nga marrëdhëniet e mëparshme?

-A ka ndonjë gjë që nuk e di ende për ti mendon se është e rëndësishme për ta ndarë?

-A mendon se po kalojmë kohën e duhur së bashku?

-Cilat vlera janë më të rëndësishme për ty?

-Cila është gjuha jote e dashurisë?

 -A mendon se mund të martohemi një ditë?

-Mendon se mund të kemi fëmijë një ditë?

-Si kanë ndikuar prindërit në pikëpamjen për marrëdhëniet?

-Pse përfundoi lidhja jote e fundit?

-A je e kënaqur me ekuilibrin midis punës dhe jetës personale?

Pyetje të ëmbla:

-Çfarë mendimi kishe për mua kur më të takove për herë të parë?

-A ka ndonjë gjë që mund të bëj që të ndihesh më pak e stresuar në ditët në vijim?

-Cila është mënyra jote më e mirë për të kaluar kohë cilësore së bashku?

-Cila këngë të kujton lidhjen tonë?

-Cili libër të kujton marrëdhënien tonë?

-Nëse dy të famshëm do të na interpretonin në një film biografik, kë do zgjidhje për të na portretizuar?

-Cila është gjëja më e ëmbël që dikush ka bërë për ty?

-Cila gjë të bën të ndihesh më e dashuruar?

-Si e kuptove që doje të bëheshe e dashura ime?

-Cila është gjëja e preferuar në lidhjen tonë?

-Çfarë komplimenti të pëlqen të dëgjosh më shumë?

-Cili kujtim i yni të bën gjithmonë të buzëqeshësh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat