Nga financat, dashuria dhe karriera/ Parashikimi i yjeve nga astrologu Jorgo Pulla për të gjitha shenjat e Horoskopit në vitin 2024

Life style

Nga financat, dashuria dhe karriera/ Parashikimi i yjeve nga astrologu Jorgo Pulla për të gjitha shenjat e Horoskopit në vitin 2024

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat e Horoskopit, se si do të jetë viti 2024 në të gjitha fushat dashuri, karrierë dhe financa. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka dhënë dhe detaje të veçanta konkretisht për muajin janar.

Dashi

Dashi do të ketë një vit pozitiv. Dhjetëditëshi i tretë ka një favorizim në çështjen e karrierës. Gjatë vitit, mund të kenë një burim të ardhurash të dyta. Sa i përket dashurisë, nuk do të kenë ndarje në një lidhje. Lidhja perfekte do të ishte me një Akrep.

Demi

Jupiteri, planeti i fatit ndodhet në shenjën e Demit deri më 25 maj dhe do të kenë lëvizje, takime pune. Ky vit do të ndihmojë shqiptarët kudo ku ndodhen në fushën e karrierës dhe kudo. Nga janari deri në maj, është mundësia më e mirë për stabilizuar çështjet e punës së tyre. Nga një blerje që do të bëjnë do të ndikojë dhe do të jetë pozitive. Ndërsa, në fushën e dashurisë, do të ketë një njohje me Ujorin, që është një çift shumë i mirë.

Binjakët

Kanë një mundësi në lidhje me disa çështje ligjore, të cilat kanë filluar në 2021. Ky vit i jep një mundësi Binjakëve, për shembull një infermier apo doktor do të shkojë aty kudo. Ndikimet dhe favorizimet do të jenë pas majit dhe në lidhje që do të ndodhin me Binjakët do të jenë me Afërditën dhe Mërkurin, pra ata që janë ndarë do të kenë mundësi bashkimi. Lidhjet që janë të ndara, te të gjitha shenjat, bashkimi ndodh të premte, të shtunë dhe të diel.

Gaforrja

Për Gaforren flitet që kanë probleme dhe nuk kanë ecur mirë. Por kanë një gjë të mirë që nuk e kanë shenjat e tjera, i vonohen gjithmonë gjërat, por nuk kanë kthim pas.

Duhet të bëjnë kujdes në investimet, nga korriku do të bëjnë një shitblerje dhe duhet të bëjnë kujdes. Nëse duan që t’i ecin gjërat duhet ta bëjnë këtë blerje në dhjetor.

Sa i përket dashurisë, lidhjet perfekte janë me Bricjap, sepse këta mundësi në telepati, ose me Peshk të dhjetëditëshit të tretë.

Luani

Dy probleme që kanë ndodhur në nëntor 2022 dhe mars 2023, që nuk i është zgjidhur një çështje pune, do të vijë momenti që ky borxh do t’i kthehet në një mënyrë tjetër në mars, prill dhe shtator.

Presin t’i zgjidhet dhe një çështje dokumentacioni. Ndikimet që kanë të bëjnë në fushën e dashurisë, janë shumë të mira me Dem dhe Peshore. Mund të kenë dhe një çështje pasurie shumë pozitive.

Virgjëresha

Janë me këmbë në tokë, por këtë vit nuk ka vend për gabime. Synojnë larg që të fitojnë atje ku duan, janë si puna e milingonave. Mënyra dhe mundësia që kanë, është një periudhë nga nëntori që lamë pas deri në fund të majit, sepse Mërkuri i jep mundësinë që të zgjidhin problemet.

Sa i përket dashurisë, marrëdhënie të mira kanë me Peshk të dhjetëditëshit të dytë, por duhet të kenë kujdes me Binjakët.

Peshorja

Deri në 25 maj kanë Jupiterin në shtëpinë e pestë diellore. Do të ketë dritë në fund të tunelit në fushën e punës. Kanë një mundësi plus që do ta realizojnë në çështjet e investimet. Ka qene një çështje që nuk kanë marrë hakun dhe do të shkojë te i zoti. Edhe vendimet që do të merren do të jene pozitive në fushën e punës.

Sa i përket dashurisë, sugjerohet të krijojnë lidhje me Bricjap, ndërsa kujdes duhet të kenë me Ujorin.

Akrepi

Kanë një shans shumë të madh në lidhje me punën, sepse në 2023 deri në 2024 do të kenë karrierë dhe vendime të mbara. Kanë pasur një problem shumë të madh në 2001 dhe që i ka ndodhur, por që do t’i zgjidhet pas kaq vitesh. Jupiteri, planeti i fatit do t’i hapi rrugën. Kanë guvernator Plutonin, por Afërdita planeti i parasë do t’i ndihmojë. Vini re, Akrepët flasin me sy dhe jo me fjalë.

Sa i përket dashurisë, marrëdhënie të mira kanë me Ujor të dhjetëditëshit të dytë kanë një marrëdhënie të mirë. Gjithashtu do të kenë një gëzim në familje.

Shigjetari

Gjithmonë janë në qendër të vëmendje për çështjet ekonomike, asnjëherë nuk ngelen bosh. Janë shumë pozitiv. Mënyra dhe mundësia në fushëën e karrierës është i mbarë. Do të jetë një ndikim pozitiv në çështjet financiare.

Sa i përket, dashurisë, problemet që kanë me Dëmat dhe Virgjëreshat, por i zgjidhin, muaji janar është perfekt.

Bricjapi

E kanë mundësinë me punët e tyre, do të mbyllin një çështje ligjore. Duhet të kenë kujdes sepse këtë muaj janë të ftohtë kur  japin dorën, por aparenca të gënjen. Vazhdimësia përsa i përket Bricjapëve ka një ndikim shumë të madh këtë periudhë. Do të marrin atë që ju takon. Në çështjet shpirtërore, sugjerohet një marrëdhënie me Dem të dhjetëditëshit të parë dhe Gaforret.

Ujori

Kanë një mundësi tani për çështjet e punës. Një problem e zgjidh tani. Plutoni do të bëjë një xhiro në Bricjap dhe do të kthehet në Ujor dhe kjo i ndihmon. Do t’i japi mundësi dhe do të arrijë majat. Janë të privilegjuar në fushën e karrierës. Mundësitë që do t’i jepen duhet ti shfrytëzojnë deri në korrik.

Për njohje serioze me Peshore, Dem, Gaforre, kurse me Luanët është vetë jeta.

Peshqit

Është koha për të marrë vendime, por duhet të kenë kujdes sepse gabojnë në zgjedhje. Peshqit kanë rëndësi të veçantë në fushën e punës së tyre dhe disa takime që kanë janë vendimtare. Sa i përket dashurisë, lidhja perfekte është me Virgjëreshat e dhjetëditëshit të parë dhe vëmendje do të duhet të kenë me Akrepët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat