Bëni, ç’bëni, ktheheni te lidhjet toksike? 3 arsyet pse ndodh kjo

Life style

Bëni, ç’bëni, ktheheni te lidhjet toksike? 3 arsyet pse ndodh kjo

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një lidhje toksike karakterizohet nga mungesa e besimit, respektit dhe komunikimit të shëndetshëm. Të tilla lidhje mund të dëmtojnë shëndetin tonë mendor dhe fizik edhe pa e kuptuar, por pavarësisht kësaj një pjesë e mirë njerëzish janë të dhënë pas marrëdhënieve të tilla. Po cilat janë arsyet që na bëjnë të jemi kaq të dhënë pas marrëdhënieve jo të shëndetshme? 

1. A është dashuria juaj patologjike?

Dëshira për dashuri është pjesë e çdo qënieje njerëzore, por disa prej nesh kanë një nevojë obsesive dhe patologjike për dashurinë që mund t'i shkaktojë probleme te përzgjedhja e partnerëve të tyre romantikë. Studimet kanë arritur në përfundimin se dashuria patologjike, në të cilën dikush jep në mënyrë të përsëritur dhe kompulsive kujdes dhe vëmendje ndaj personit tjetër, lidhet me impulsivitetin. Kjo, sepse të tillë individë ndihen të përmbushur vetëm kur kanë dikë që ta duan dhe t'i dojë. Pikërisht për këtë arsye, të tillë njerëz janë të gatshëm të qëndrojnë në marrëdhënie të pashëndetshme sesa të ndahen dhe të qëndrojnë vetëm.

2. A ndikon mënyra sesi jeni rritur te marrëdhëniet?

Nëse jeni rritur në një ambient ku prindërit tuaj ziheshin vazhdimisht, sigurisht që kjo do të ndikojë te marrëdhëniet tuaja si të rritur. Fëmijët që janë rritur në shtëpi konfliktuale janë të pasigurt kur krijojnë lidhjet e tyre romantike. Ata gjithashtu i tmerron ideja e braktisjes apo ndarja. 

3. Vendosja e kufijve te vetja

Nëse historiku juaj i lidhjeve është kryesisht toksik, duhet të merreni goxha me veten. Mund të jeni të dhënë pas raporteve të rrezikshme, të pasigurta dhe të paqëndrueshme. Mund të ndodhë ta idealizoni partnerin tuaj ndonëse marrëdhënia është e pashëndetshme vetëm nga frika e braktisjes, boshllëku, paqëndrueshmëria emocionale që keni, impulsiviteti etj, etj. Në mendjen tuaj nëse ndarja ndodh është për fajin tuaj dhe jeni gati të dënoni veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat