Pse gratë shtojnë peshë gjatë menopauzës?

Life style

Pse gratë shtojnë peshë gjatë menopauzës?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Nëse u referohemi fjalës së mjekëve, gratë marrin afërsisht 1.5 kilogramë çdo vit pasi kalojnë në menopauzë dhe shtimi në peshë mund të fillojë shtatë deri në 10 vjet para kësaj moshe (mosha 51 vjeç).

Ndryshimet në nivelin e estrogjenit gjatë parimenopauzës ngadalësojnë metabolizmin dhe yndyra rishpërndahet në zonën e barkut, kështu që një stil jetese aktiv është ajo që ju duhet, thotë mjekja Monica Christmas, drejtoreshë e programit të menopauzës në University of Chicago.

"Ne ndryshojmë me kalimin e moshës, por mendoni: "Si mund të jeni versioni më i mirë i vetes suaj?" thotë Dr. Christmas. "Jini të përpiktë në lidhje me mënyrën se si e ushqeni trupin tuaj dhe vendosni qëllime për lëvizjet dhe aktivitetet fizike të përditshme".

Pse gratë shpesh shtojnë peshë në menopauzë?

“Luhatjet e hormoneve gjatë menopauzës jo vetëm që shkaktojnë ndryshime në metabolizëm, por edhe në humor. Ju mund të ndiheni më nervoze, në ankth, në depresion,” thotë Dr. Christmas. Nëse metabolizmi juaj ngadalësohet dhe keni më pak energji për t’u ushtruar, kjo çon në shtim në peshë.

Nëse janë vetëm disa kilogramë, pse është një problem shëndetësor?

“Ne humbasim tonifikimin e muskujve ndërsa moshohemi dhe kjo përshpejtohet në menopauzë dhe zëvendësohet nga indet yndyrore. Pjesa më e madhe e asaj yndyre përfundon në pjesën e kraharorit. Ky është ndoshta vendi më i keq për të shtuar peshë, sepse të gjitha organet tona jetike janë aty. Do të thotë më shumë yndyrë rreth zemrës, veshkave, mëlçisë.”

Cila është mënyra më e mirë për të kontrolluar shtimin në peshë?

Bëni diçka të vogël që ju pëlqen çdo ditë dhe kjo në mënyrë të qëndrueshme. Sipas mjekëve, dy vite para fillimit të menopauzës dhe disa vite më pas vazhdon shtimi në peshë, më pas gjithçka bie në qetësi, sipas ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat