Ndërgjegjësimi emocional: Pesë mënyra për ta thelluar atë

Life style

Ndërgjegjësimi emocional: Pesë mënyra për ta thelluar atë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Aftësia për të njohur, adresuar dhe menaxhuar emocionet tuaja njihet si ndërgjegjësimi emocional. Sa më shumë që bëheni të vetëdijshëm për mënyrën se si ndiheni, përvojat që shkaktojnë emocione të tilla dhe si t’i menaxhoni ato në mënyrë efektive dhe të ndiheni më mirë, aq më shumë ndërgjegjësoheni emocionalisht.

“Zhvillimi i vetëdijes emocionale përfshin të bëheni më të përshtatur me emocionet tuaja, të kuptoni shkaqet dhe efektet e tyre dhe të mësoni se si t’i menaxhoni ato në mënyrë efektive” shkroi psikologia, Lucille Shackleton, shkruan HT.

Më poshtë janë të radhitura pesë mënyrat se si duhet thelluar ndërgjegjësimi:

-Ju duhet të vëreni emocionet që keni. Duhet të kontrolloni veten për të ditur se si ndiheni.

-Në vend që të shtypni një emocion, duhet të ndjekni një emocion dhe ta lini të iu çojë në vende ku mund të kuptoni se si erdhi deri te ai emocion.

-Duhet të përpiqeni të zhvilloni një fjalor emocional ku mund të komunikoni në mënyrë efektive emocionet që po përjetoni.

-Ju duhet t’i kushtoni vëmendje efekteve fizike të një emocioni të caktuar. Duhet të jeni në gjendje të trajtoni ndjesitë fizike

-Po ashtu duhet të mësoni të kuptoni marrëdhëniet midis mendimeve dhe ndjenjave dhe të kuptoni se si mendimet tuaja ndikojnë në mënyrën se si ndiheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat