​Dita ndërkombëtare e përqafimit

Life style

​Dita ndërkombëtare e përqafimit

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Sot është Dita ndërkombëtare e përqafimit dhe lirish përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën.

Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do t’ju ndihmojë. Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli në vitin 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat