Mjekja shqiptare: Kam disa pacientë që kanë këtë dhimbje pas aktit seksual

Life style

Mjekja shqiptare: Kam disa pacientë që kanë këtë dhimbje pas aktit seksual

Më: 26 janar 2024 Në ora: 08:46
Entela Basha

Studimet tregojnë se dhimbja e kokës te gratë është më e shpeshtë, më e fortë dhe më e zgjatur se ajo e meshkujve. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kërkojnë kujdes mjekësor dhe ilaçe me recetë për migrenën apo lloje të tjera të dhimbjes së kokës. Gjithashtu, gratë që kanë migrenë kanë prirjen të kenë më shumë probleme me shëndetin mendor, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.

Entela Basha, neurologe e ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, foli në lidhje me disa arsyet pse gratë dhe burrat kanë dhimbje koke.

Mes të tjarash ajo tregoi se ka persona që kanë dhimbje të forta koka dhe pas aktit seksual.

“Nga eksperienca personale është se femrat e kanë dhimbjen e kokës më të shpeshtë, me kohëzgjatje më të gjatë dhe me intensitet më të fortë. Në mekanizmin e dhimbjeve të kokës hyn dhe një hormon që quhet ceretoni. Është vërtetuar qe për të qetësuar dhimbjet e kokës janë në protokoll dhe anti-depresivët. Ceretonina dihet që është hormon i lumturisë dhe dashurisë, kështu që nëse ti ke nivele ceretonine të larta dhe dhimbje koke ke më pak.

Ka dhimbje koke pas aktivitetit fizik të sforcuar dhe kjo lidhet me shumë arsye. Në momentin që vë muskujt në punë, ti tërheq oksigjenimin në një pjesë të madhe të fluksit të gjakut. Ka dhimbje koke që ka lidhje me aktivitetin fizik seksual. Pas aktit seksual ka persona që kanë shumë dhimbje koke”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat