A duhet të jeni 100% të sinqertë me partnerin?

Life style

A duhet të jeni 100% të sinqertë me partnerin?

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Të thuash të vërtetën është e rëndësishme për çdo raport, sidomos kur bëhet fjalë për lidhje romantike. Por ka një fije të hollë që e ndan sinqeritetin nga mungesa e empatisë për personin që ke përballë.

Psikologia dhe ekspertia e marrëdhënieve, Eva Gutiérrez shprehet: “Të thuash të vërtetën pa filtra, pa u matur, pa marrë parasysh si ndihet personi që ke përballë, nuk është sinqeritet, madje në shumë raste, tregon mungesë empatie”.

Sipas saj, komunikimi në një raport ka rëndësi më shumë se çdo gjë dhe është baza e ndërtimit të një marrëdhënieje të shëndetshme. “Forma e duhur e komunikimit mes një çifti është ajo ku secili pyet, dëgjon, kthen përgjigje dhe negocion për të arritur marrjen e një vendimi të përbashkët”, shpjegon më tej psikologia.

“Në përpjekje për të qenë shumë të sinqertë disa prej nesh harrojnë përgjegjësinë emocionale që kemi ndaj partnerit për çdo fjalë dhe mënyrën si i drejtohemi”, thotë ajo.

Po çfarë të bësh nëse ke një partner shumë të sinqertë?

Psikologia këshillon që të vendosen limite. Sipas saj ka shumë rëndësi që komunikimi të ketë baza që bëjnë ndarjen e së gabuarës nga e mira në marrëdhënie.

Ky vendim ndihmon në të kuptuarin deri ku arrin mirëkuptimi mbi emocionet nga partneri. Në rastet kur respekti ndaj emocioneve të tua nuk është i pranishëm, ndoshta duhet të pyesësh veten për ecurinë e marrëdhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat