A është vërtet ‘teoria e lëkurës së portokallit’ një test i mirë për marrëdhënien tuaj?

Life style

A është vërtet ‘teoria e lëkurës së portokallit’ një test i mirë për marrëdhënien tuaj?

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:54
Ilustrim

Si shumë gjëra virale në TikTok, "teoria e lëkurës së portokallit", në pamje të parë, mund të duket se është një ekzagjerim i diçkaje tejet pa vlerë.

Ideja qëndron kështu: nëse partneri juaj ju do, ai do të kryejë për ju detyra të vogla që ju jeni plotësisht të afta t'i bëni vetë, pothuajse si një akt shërbimi. Një detyrë e tillë është, për shembull, qërimi i një portokalli për ju. Sipas përkrahësve të teorisë, përgjigja e partnerit tuaj mund të merret si një tregues kryesor i marrëdhënies - duke nënkuptuar nëse dikush është i përgatitur të bëjë gjëra vetëm për t'ju bërë të lumtur.

Pra, a është vërtet ky një lloj treguesi?!

"Një shenjë e përgjithshme e një marrëdhënieje të shëndetshme përfshin dhënien dhe marrjen dhe një interes të vërtetë reciprok për atë që e bën të lumtur partnerin tonë," thotë trajnerja e marrëdhënieve Kate Mansfield.

Kujdes nga “vogëlsirat”, paralajmëron ajo.

“Ne të gjithë duhet të jemi të gatshëm për të akomoduar dhe kënaqur nevojat dhe dëshirat e partnerit tonë – por vetëm deri në një pikë. Bilanci këtu është thelbësor dhe duke u bërë shumë speifik në këtë mënyrë, duke krijuar një mbithjeshtëzim, mund t'i bëjë njerëzit të besojnë se nuk kanë zgjedhur të duhurin- kur në fakt ka thjesht mungesë të pritshmërive dhe kufijve të dakorduar në marrëdhënie."

Ndërkohë, trajnerja i marrëdhënieve, Jane Parker, e quan teorinë një "përgjithësim" - kjo vlen vetëm për disa lloje njerëzish. “Nëse gjuha juaj e dashurisë është me ‘akte shërbimi’, atëherë mund të jetë një nevojë e vlefshme në marrëdhënien që partneri juaj gjithashtu pëlqen të tregojë dashuri duke bërë gjëra për ju.

Për disa, do të ishte shumë e rëndësishme,  p.sh. bërja e një filxhani çaji si një akt dashurie. Për të tjerët, nuk është e nevojshme apo e rëndësishme dhe ata e perceptojnë dashurinë dhe ndihen të dashuruar në mënyra të ndryshme.”

"Gjuhët e dashurisë" është teoria e saj, e bazuar në premisën se ekzistojnë pesë mënyra kryesore për të shprehur dashurinë - akte shërbimi, kohë cilësore, fjalë pohuese, prekje fizike dhe dhurata - dhe se secili prej nesh graviton natyrshëm drejt një ose dy prej tyre.

Nëse gjërat e vogla kanë rëndësi për ju, refuzimi i vazhdueshëm i partnerit për t'u përshtatur me këtë mund të jetë një shenjë se dinamika juaj nuk përputhet. Mund të tregojë "një marrëdhënie jo të shëndetshme ose toksike që është e pabalancuar", thotë Mansfield.

Testimi i partnerit tonë për të vlerësuar nivelin e dashurisë bazuar në tendencat e mediave sociale është një lojë e rrezikshme. Padyshim që nuk është një shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme – përkundrazi, është një stil i fshehtë komunikimi që mund të shkaktojë më shumë dëm sesa të bëj mirë.

Të gjithë kemi gjuhë të ndryshme dashurie – interpretimi i gatishmërisë së partnerit tuaj për të kryer detyra të vogla si kjo, si një shenjë se sa shumë ju duan vërtet, është mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat