Ç’të bësh kur partneri yt nuk do të ketë fëmijë?

Life style

Ç’të bësh kur partneri yt nuk do të ketë fëmijë?

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

E fundit që foli hapur për këtë temë ishte Sofia Vergara, e cila pranoi se ndarja nga bashkëshorti i saj erdhi për këtë arsye: “Ai donte fëmijë, ndërsa unë jo”

Po ç’të bësh nëse të ndodh të gjendesh në këtë situatë?

Dr. Teresa Capparelli, psikoterapiste, ka folur për këtë temë në një deklaratë për Vogue dhe ka dhënë disa këshilla për ata që e kanë gjetur veten në këtë vështirësi.

Sipas Dr. Teresa, është e rëndësishme të flitet që në fillim për çështje kaq të rëndësishme sa ajo e të pasurit fëmijë. Sipas saj, një bisedë në fillime të lidhjes nuk lë shumë hapësira për debate më tej, për më tepër, mund të ekzistojë edhe mundësia që vendimi të ndryshojë me kalimin e kohës.

“Të duash apo jo fëmijë është një çështje shumë personale dhe delikate. Të dyja dëshirat janë të vlefshme sepse nuk ka një përgjigje universale dhe të drejtë për këtë temë. Por, në një marrëdhënie është e rëndësishme të kuptohet nga se vjen secili prej vendimeve, duke treguar mirëkuptim dhe duke pasur komunikim”, thekson Dr. Capparelli.

Sipas saj, nëse një prej partnerëve shpreh dëshirën për të mos pasur fëmijë, duhet kuptuar nga se vjen, nëse është prej frikës së stabilitetit, humbjes së lirisë, apo së shkuarës traumatike në njëfarë forme ndikuese. Mund të jetë edhe thjesht dëshirë e individit që përsëri meriton mirëkuptim dhe diskutim të qetë.

Edhe në të kundërt, ka gjasa që dëshira për fëmijë të vijë nga presioni social rreth personit në fjalë. Në çdo rast mirëkuptimi është çelësi, citon Anabel.

A ka një mënyrë si mund të tejkalohet ky ngërç?

Këshillimi me terapist është një nga mënyrat më efektive për ta zgjidhur këtë problem.

Po ashtu vlen të përmendet se në këtë situatë ka shumë rëndësi sa hapësira negocimi ka mes dy partnerëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat