A ndihmojnë vërtetë arrat braziliane për eleminimin e akneve?

Life style

A ndihmojnë vërtetë arrat braziliane për eleminimin e akneve?

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

TikTok-u ka hapur një tjetër temë diskutimi së fundmi, këtë herë për arrat braziliane. Nutricinistët online flasin për përmbajtjen e tyre duke shpjeguar se arrat braziliane përmbajnë selenium që ndihmon në rregullimin hormoneve të tiroides dhe zbutjen e inflamacionit. Po ashtu, ushqejnë trupin me anti-oksidantë dhe ndihmojnë trurin të qëndrojë i shëndetshëm.
Sipas TikTok-ut, ato parandalojnë edhe aknet.

Pavarësisht dëshirës për të vrapuar në dyqanin më të afërt e për t’i blerë, duhet të kuptoni që nuk duhet besuar çdo gjë që lexohet online dhe mbi të gjitha nuk ka zgjidhje të lehta për problematika serioze si kjo e akneve.

Sipas Dr. Ryan Turner, dermatolog i certifikuar, këto arra ndihmojnë vërtet në përmirësimin e lëkurës sepse kanë përmbajtje omega-3 dhe omega-6, që ndihmojnë barrierën e lëkurës të forcohet. Gjithashtu, e ndihmojnë lëkurën të mbajë ujin dhe ofrojnë mbrojtje ekstra ndaj agresorëve mjedisorë. Kjo sjell përmirësim të elasticitetit në lëkurë.

Por nuk ka një tregues të drejtëpërdrejtë që e lidh me aknet. Nëse do ta bësh pjesë të dietës këtë ushqim, duhet të tregosh kujdes me sasinë dhe të presësh pak kohë për rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat