Shën Valentini, si lindi historia e Ditës së të Dashuruarve

Life style

Shën Valentini, si lindi historia e Ditës së të Dashuruarve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

14 shkurti njihet si Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve. Po si lindi historia e kësaj dite?

Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.

Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat