Këto parfume mund të të ndihmojnë të jesh më mirë fizikisht dhe shpirtërisht

Life style

Këto parfume mund të të ndihmojnë të jesh më mirë fizikisht dhe shpirtërisht

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Në sistemin e aromave ka tre faktorë që po vendosin si do i shohim parfumet tani e në vazhdim. Thënë kjo, e para në listë është periudha pas Covid-19 që ndikoi në rizgjimi e nuhatjes si një shqisë që u zhvillua shumë kur dolëm nga izolimi.

E dyta lidhet ndryshimet sociale, gjeopolitike dhe klimatike, të cilat po i shtyjnë njerëzit të shkojnë drejt parfumeve që ndihmojnë në mirëqenien e përgjithshme, përtej kënaqësisë së thjesht të aromave. Sepse parfumi mund të kthehet në një flluskë që të mbron nga pak ndikime të jashtme.

Përcaktuesi i tretë është inteligjenca artificiale që ka gjasa të hyjë në industrinë e aromave për ta rindërtuar, pavarësisht se nuk mund ta zhdukë kurrë prekjen reale njerëzore.

Sipas eksperëtve të aromave, ka disa nota që duhet t’i ketë parfumi i duhur që do ndikojë edhe në humorin dhe mirëqenien tënde.

E para është prania e luleve, të cilat të bëjnë të ndihesh sikur je diku larg. Nga ana tjetër, aroma si myshku, livandoja dhe vanilja, lidhen me energjinë dhe qetësinë duke i futur po ashtu në listën e atyre që të kujtojnë mirëqenien.

Mbaji shënim, herën tjetër kur të kërkosh për aromën tënde, zgjdh pak nga këto nota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat