A është mirë të veshësh çorape kur fle?

Life style

A është mirë të veshësh çorape kur fle?

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se veshja e çorapeve i bën mirë trupit se e ndihmon të qëndrojë ngrohtë.

“Disa pjesë të lëkurës sonë ndihmojnë në çlirim nxehtësie në fillim të mbrëmjes që të ndihmojnë trupin së brendshmi të freskohet, ky proces ndihmon që të flemë më shpejt”, thotë Mike Gradisar, doktor dhe drejtues i Sleep Cycle, duke mbështetur kështu idenë se këmbët luajnë rol të madh në kontrollin e temperaturës së trupit.

Mjekët thonë se nevoja specifike që kanë disa njerëz për të rregulluar temperaturën e trupit mund të zgjidhet lehtësisht nga çorapet, por e njëjta gjë nuk vlen për të gjithë.

Nëse ndihesh mirë dhe rehat kur vesh çorape, ato mund të kthehen në ndihmë për përiudhën e menopauzës kur çdo grua vuan nga parehatia, gjithashtu mund të ndihmojnë me qarkullimin e gjakut.

Vendimi për të mbajtur çorape kur fle ose jo, mbetet një zgjedhje personale dhe varet krejtësisht nga dëshira dhe rehatia fizike që ndjen çdo njeri, por shkencërisht nuk ka asnjë problematikë që vjen prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat