A është e mundur të dobësohesh duke menduar?

Life style

A është e mundur të dobësohesh duke menduar?

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

E ke pyetur veten ndonjëherë nëse akti i të menduarit harxhon kalori? Studiuesit thonë po, por ka një kleçkë.

Edhe pse të mendohesh shumë hyn në aktivitet që të harxhon kalori, energjia që humb është minimale. Megjithatë, të duhet ta lodhësh dhe stërvisësh trurin duke menduar, sepse përfitimet shkojnë përtej djegies së kalorive.

Që të jemi të qartë, trupi djeg kalori në çdo moment. Edhe tani që po na lexon, trupi djeg kalori duke ndihmuar sistemin e frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, temperaturës së trupit dhe tretjes.

Truri specifikisht merr energji nga glukoza, e cila vjen nga ushqimi. Ajo hyn në gjak dhe udhëton deri te truri. Edhe pse vetë truri ka vetëm 2% kontribut në peshën tënde të përgjithshme, ai djeg 20% të totalit të energjisë që ti harxhon në një ditë.

Por vlen të theksohet se djegia e kalorive duke menduar nuk kontirbon në humbje të peshës, pasi për të arritur në atë pikë të duhet ta stërmundosh trurin në limite që dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat