Gratë mund të stërviten më pak se burrat dhe prapë kanë një avantazh

Life style

Gratë mund të stërviten më pak se burrat dhe prapë kanë një avantazh

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një studim i fundit realizuar nga “The Journal of the American College of Cardiology”, ka zbuluar se për gratë dhe vajzat, stërvitja më e pakët mund të jetë më e mirë.

Sipas tyre, për gratë duhet më pak stërvitje që të ulet rrisku i vdekjes. Nëse burrave u duhet një minimum prej 300 minutash stërvitje në javë që të ulet risku i tyre për humbjen e jetës nga faktorët kardiovaskular me 18%, grave u duhen vetëm 140 minuta në total për të ulur riskun me 24%.

Ky është një lajm i mirë për të gjitha zonjushat dhe zonjat që mezi e ngrenë veten të shkojnë në palestër. I njëjti studim thotë se në vlera, më të mirat që mund të merrni nga stërvitja për të shtuar gjasat e jetëgjatësisë janë 300 minuta në javë stërvitje, e përkthyer në 4 orë stërvitje në total. Këto shifra janë të vlefshme edhe për stërvitje kardio edhe për aerobike.

Sigurisht jetëgjatësia nuk vendoset vetëm nga përfshirja e stërvitjes në rutinë, por ky faktor ka një ndikim të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat