Studim: Mjekra e burrave është më e pistë se qimet e qenve

Life style

Studim: Mjekra e burrave është më e pistë se qimet e qenve

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Shkencëtarët në klinikën Hirslanden në Zvicër morën shtupa nga mjekra e 18 burrave dhe nga qafat e 30 qenve të racave të ndryshme.

Përmes studimit, u zbulua se qimet e fytyrës kishin një numër më të lartë të baktereve te të gjithë burrat të moshës 18 deri në 76 vjeç, krahasuar me vetëm 23 nga 30 tamponët e qenve që kishin një sasi “dukshëm më të lartë” bakteresh.

Për më tepër, shtatë nga mjekrat e burrave kishin baktere që ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut.

“Kërkuesit gjetën një ngarkesë dukshëm më të lartë bakteriale në ekzemplarët e marrë nga mjekra e meshkujve në krahasim me leshin e qenve”, tha autori i studimit, profesor Andreas Gutzeit, raporton Daily Mail.

“Në bazë të këtyre gjetjeve, qentë mund të konsiderohen të pastër në krahasim me burrat me mjekër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat