Kjo metodë e përdorur në ushtri mund të të bëjë të flesh për 2 minuta

Life style

Kjo metodë e përdorur në ushtri mund të të bëjë të flesh për 2 minuta

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Nëse je një nga ata persona që vuan shumë për të fjetur në mbrëmje, mbase do e gjesh zgjidhjen këtu. Arsyet pse nuk fle janë të ndryshme, duke nisur nga përdorimi i telefonit dhe çdo ekrani që ta bën më të vështirë të flesh dhe deri te stresi apo faktorë të ngjashëm.

Për çdo të rritur është e rëndësishme që të zbatohet cikli i gjumit 7 ose 8 orarsh që të jesh produktiv për ditën në vazhdimësi, por edhe për të ruajtur shëndetin në tërësi.

Metoda me të cilën mund të flesh për dy minuta siç thonë ata që e kanë testuar, vjen nga ushtria dhe është krijuar për ta, por mund të aplikohet edhe më gjerë. Për herë të parë ajo është shpjeguar në një libër të publikuar në 1981-shin i me titull “Relax and Win: Championship Performance in Whatever You Do”.

Theksohet se mund ta provoni, por mos e mundoni veten shumë, pasi kjo metodë është krijuar për persona dhe situata me tension të lartë. Merre me qetësi teksa e teston dhe nëse nuk funksionon për ty, mund të mos e bësh më.

Hapat që duhet të ndiqen vijojnë si më poshtë:

Relakso fytyrën, nise nga balli dhe vazhdo deri te mjekra, duke u fokusuar në frymëmarrje.

Lëshoji shpatullat sa më poshtë të mundesh.

Merr frymë thellë dhe qetëso gjoksin.

Liro dhe qetëso secilën këmbë me radhë.

Çliro mendjen nga çdo stres që ke: Imagjino sikur je në një vend të qetë mes natyrës.

Nëse e ndjen që po shpërqendrohesh përsërit me vete, në kokën tënde fjalët: “Mos mendo”.

Sipas studimeve, pas praktikës së vazhdueshme për pak javë, kjo metodë ka funksionuar për 96% të personave që e kanë provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat