Vdiq në moshën 102-vjeçare ikona amerikane e modës, Iris Apfel

Life style

Vdiq në moshën 102-vjeçare ikona amerikane e modës, Iris Apfel

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:56
Iris Apfel

Disenjatorja dhe ikona amerikane e modës, Iris Apfel, ka vdekur në moshën 102-vjeçare.

Ajo dallohej me flokët e bardhë, syzet e mëdha, buzëkuqin me ngjyrë të ndezur dhe rruazat e mëdha, raporton televizioni BBC.

Zonja Apfel e kishte arritur kulmin e famës së saj në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, por ishte fytyrë e njohur në spektaklet e modës në Paris për më shumë se gjysmë shekulli.

Disenjatori amerikan, Tommy Hilfiger, ishte në mesin e figurave që e çmuan punën e Apfelit, duke e quajtur “inovatore dhe udhëheqëse” në botën e tekstilit dhe të stilit që “do të hyjë në histori”.

E lindur në një familje hebraike në Nju-Jork më 1921, Apfel fillimisht e kishte studiuar historinë e artit dhe pastaj kishte specializuar për dizajn të enterierit, sidomos në tekstil.

Ajo kishte punuar me dekada si dizajnere e enterierit, përfshirë punën në projektet restauruese në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat