Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Life style

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Temë e emisionit “Goodmornings Albanians” në Euronews këtë të mërkurë ishte varësia e fëmijëve nga telefoni dhe dëmet që shkakton.

Sipas një studimi të fundit, qëndrimi i fëmijëve në telefon pengon zhvillimin e të folurit të tyre. I ftuar në studio, logopedi Erges Eskiu foli dhe në lidhje me lodrat që duhet t’i jepen fëmijëve.

Logopedi tha se psikologët sugjerojnë që fëmijës t’i jepet vetëm një lodër pasi i zhvillon imagjinatën. Ndërkohë që sipas tij dhënia e shumë lodrave në të njëjtën kohë i shpërqëndron fëmijët.

“Psikologët rekomandojnë që mos t’i japim fëmijës shumë lodra. Jepini një lodër dhe do i zhvillosh imagjinatën. Duke i dhënë shumë lodra ai shpërqëndrohet. Merr makinën, anijen ose një kukull dhe nuk ka mundësi ta zhvillojë imagjinatën. Kur ka shumë kukulla luan nga pak me të gjitha, por në momentin që ka vetëm një lodër përqëndrohet tek ajo.

Kur i jep një fëmije telefonin, të gjithë shkojnë tek youtube. Ka që shkojnë te këngët popullore, pasi ashtu mund të jenë mësuar më parë nga prindërit, ose mund të shkojnë te kënga “Baby shark”, ose në video ku ata janë familjarizuar më parë”, tha logopedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat