Tri elemente që duhet të ketë marrëdhënia juaj për t’i rezistuar kohës

Life style

Tri elemente që duhet të ketë marrëdhënia juaj për t’i rezistuar kohës

Më: 17 mars 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Të gjithë duan të besojnë se marrëdhënia e tyre mund t’i rezistojë kohës. Teksa askush nuk e di me siguri se çfarë do të sjellë e ardhmja, ka disa shenja që mund t’ju tregojnë nëse marrëdhënia juaj ka atë që duhet për të zgjatur për një kohë të gjatë. Sigurisht që respekti, dashuria, vlerësimi i ndërsjellë dhe shumë të tjera kontribuojnë që një çift të qëndrojë së bashku për një kohë të gjatë, por ekspertët e marrëdhënieve i konsiderojnë tre elementët e mëposhtëm thelbësorë për të mbajtur një marrëdhënie për vite me rradhë.

Besimi

Ju mund ta konsideroni të vetëkuptueshme se duhet të ketë besim në një marrëdhënie, por shumë herë nuk është kështu.

“Është e vështirë të jesh i hapur dhe të ndash problemet dhe mendimet me të tjerët,” vëren Kimberly Hershenson, eksperte e marrëdhënieve.

“Kur njëri partner mund t’i “hapet” partnerit të tij, është e rëndësishme që ky besim të mos thyhet. Dhe kur themi besim, nuk nënkuptojmë vetëm të flasim për mënyrën sesi keni luajtur si fëmijë apo çfarë ka ndodhur në punë, por mos e zhgënjeni personin tjetër”.

Komunikimi

Kur jeni në një marrëdhënie të përkushtuar për një kohë të gjatë, ju zhvilloni kodet tuaja të komunikimit.

“Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku po kalojnë kohë të mirë dhe po argëtohen, por luftojnë për të komunikuar nevojat dhe mendimet e tyre më të thella ,” thotë këshilltari i martesës Eric Hunt. “I lidhur drejtpërdrejt me besimin, komunikimi i dobët lidhet me probleme më të mëdha në marrëdhënie dhe zakonisht është shkaku i shumë konflikteve. Çiftet që mund të komunikojnë me njëri-tjetrin i kuptojnë më mirë nevojat e tyre dhe bëhen më të afërt”.

Mirëkuptimi

Të gjithë kanë mënyra të ndryshme për të shprehur dhe përjetuar dashurinë në mënyrën e tyre. Nëse jeni prej kohësh bashkë do e keni kuptuar se çfarë e bën të lumtur partnerin tuaj dhe do dini si të tregoni kujdesin dhe dashurinë tuaj. “Jo të gjithë e përjetojnë dashurinë dhe mirësinë në të njëjtën mënyrë. Kur të kuptojmë nevojat e partnerit tonë, do të jetë më e lehtë të përçojmë dashurinë tonë dhe të tregojmë kujdesin tonë në një mënyrë që ai e pranon. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për anën tjetër”, thotë terapisti Jim Seibold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat