Pse viti 2024 është me fat për çiftet që duan të martohen

Life style

Pse viti 2024 është me fat për çiftet që duan të martohen

Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Për të gjitha çiftet që ende janë në dilemën e altarit, për t’u martuar ose jo me njeriun e zemrës, ne kemi një lajm të mirë për ju: 2024-a është vit i mirë për të kurorëzuar dashurinë. Përveç qasjeve sentimentale për ata që duan të nisin rrugëtimin e martesës, në fakt ka disa tradita kulturore dhe surpriza astrologjike që e bëjnë kaq të veçantë këtë vit për dasma.

Ja disa nga motivet:

#1 Ndikimi pozitiv i horoskopit kinez

Viti me fat, sidomos në aspektin e martesave dhe lindjes së fëmijëve. Ky gjykim bazohet në faktin se shuma e numrave që përbëjnë vitin 2024, pra 2+0+2+4, përkthehet në numrin e favorshëm 8. Në kontekstin kulturor kinez, teta është simbol i dashurisë së përjetshme midis burrit dhe gruas. Ndryshe, pasuri ose bollëk, duke forcuar edhe më shumë harmoninë në marrëdhëniet martesore.

#2 Tradita irlandeze e “vitit të brishtë”

Një arsye tjetër që e bën vitin 2024 të jashtëzakonshëm për martesën, lidhet me traditën irlandeze të “vitit të brishtë”. Sipas këtij zakoni të lashtë, gratë kanë fuqinë të përmbysin traditën duke kërkuar dorën e partnerit për t’u martuar. Kjo praktikë bazohet në besimin se ndryshimi i roleve sjell fat në çift duke krijuar një lidhje edhe më të veçantë dhe unike mes tyre.

#3 Çfarë është e shkruar në yje

Krahas traditave kulturore, viti 2024 shihet si një vit me fat për t'u martuar falë një sërë ngjarjesh astrologjike që favorizojnë çiftet dhe martesën në përgjithësi. Yjet tregojnë një lidhje specifike të planetëve që ndikojnë në marrëdhëniet romantike, ndërsa astrologët mendojnë se konfigurimi qiellor gjatë këtij viti çon në forcim të raporteve mes partnerëve dhe ndikim pozitiv si në aspektin e komunikimit dhe atë të raporteve reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat