Një martesë e pazakontë!

Life style

Një martesë e pazakontë!

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:45
Abby Hensel

Abby Hensel, 34 vjeçe, një mësuese amerikane që fitoi famë në një reality show me binjaken siameze, u martua në heshtje tre vjet më parë me Josh Bowling, infermier dhe veteran i ushtrisë.

Martesën e ka zbuluar për mediat TODAY.

Abby dhe motra e saj Brittany, ndajnë një trup dhe nga beli e poshtë të gjitha organet e tyre, duke përfshirë zorrën, fshikëzën dhe organet riprodhuese, i kanë të përbashkëta.

Në një dokumentar të filmuar kur vajzat ishin adoleshente, e ëma e tyre tha se ato ishin të afta të kishin fëmijë një ditë. ‘Po, ne do të bëhemi nëna’, - pranoi Brittany. Gjithashtu, në një intervistë tjetër Brittany përsëriti dëshirën e saj për të krijuar familje. Abby shtoi: ‘Po, ne do të bëhemi nëna një ditë, por nuk duam të flasim ende se si do të funksionojë’.

‘Njerëzit kanë qenë kureshtarë për ne që kur kemi lindur, për arsye të dukshme’, - thanë binjaket në episodin e parë të serialit të tyre me tetë pjesë.

Në një intervistë  në vitit 2001, babai i binjakeve, Mike, tha se e kishte diskutuar këtë pjesë me vajzat e tij dhe se ato ishin pro martesës.

Image
Abby Hensel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat