29 mars, 4 shenjat që duhet t’i besojnë intuitës sot

Life style

29 mars, 4 shenjat që duhet t’i besojnë intuitës sot

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:49
Ilustrim

PESHORJA

Sot e keni marrë ca me hapa të ngadaltë Peshore! Shumica nga ju ndiheni sikur një e papritur do të ndodhë ku ndërkohë nuk keni nevojë të shqetësoheni aspak për sigurinë tuaj fizike. Thjeshtë këtë ndjesi emocionale që ju ngadalson hapin e radhës duhet ta rrëmoni më tej. Kjo lidhet me diçka që nuk po përshtatet në jetën tuaj por arsyen e mungesës së komfortit ende nuk e keni gjetur. Do të duhet të merrni komandën e jetës suaj për ta jetuar atë si protagonist dhe do t'ju duhet të organizoni gjërat që ju shërbejnë. Njëjtë, do t’ju duhet të largoni edhe ato gjëra që nuk kanë më vend te ju. Këmbana për ndryshim ka rënë, ju thjeshtë duhet të ndiqni intuitën tuaj.

PESHQIT

Ju do të merrni emocione pozitive nga një i huaj sot kështuqë, përgatituni! Ndjesia sikur njiheni prej vitesh do t’ju kaplojë mendimet ndaj sugjerojmë të merrni gjërat më qetë nëse doni që gjërat të zgjasin. Përjashtuar rastet ku keni të bëni me ndonjë situatë biznesi, në të tjerat mund ta lini veten të lirë për të treguar versionin më të mirë tuajin. E vërteta është se askush nuk mund ta vërtetojë se janë të besueshëm pa iu dhënë një shans në radhë të pare. Ndiq intuitën pasi ju nuk mund të përballoni të zvarritni diçka që nuk është e destinuar për ju.

UJORI

Ujorë të dashur, ju,duhet të përqendroheni në rëndësinë e momentit. Ju nuk keni nevojë për afirmime të jashtme për tu ndjerë të vlefshëm por vetëm për ndërgjegjësim mbi atë që ju ndodh dhe të mësoni të jetoni të sotmen pa u mbishqetësuar për të nesërmen. Mjafton të thoni: "Nuk më pëlqen kjo" dhe të jeni të sinqertë me veten dhe të tjerët. Gjatë rrugës mund edhe të ndryshoni mendje, por nuk keni nevojë të sforcoheni shumë sot.

AKREPI

Ka momente në jetën tuaj ku jeni kokëfortë pa nevojë akrep por, sot është një ditë ku intuita juaj është plotësisht e justifikuar! Nëse të gjithë përpiqen t'ju tërheqin në shoqëri dhe ju thjesht dëshironi të kaloni ditën nën jorgan, ju keni të drejtën e vetmisë tuaj. Mos lejoni që negativiteti të arrijë te ju. Mbroni mirëqenien tuaj sepse më vonë do ta falenderoni veten për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat