Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Life style

Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Prilli nis fuqishëm, me një Mërkur në prapavijë, i cili nuk të lë kohë as të marrësh frymë. Prapavija e planetit të komunikimit nis që prej datës 1 prill dhe mbaron më 25 prill, duke të t nxitur të mësosh më shumë mbi kufijtë dhe dëshirat e tua. Më pas, një bashkim i fuqishëm ndodh mes Afërditës dhe Neptunit më 3 prill, për të shëruar lidhjet e tua, në një mënyrë goxha radikale. Afërdita do të hyjë në Dash në fundjavë dhe do të qëndrojë atje deri në fund të muajit.

Tani, gjithë këto planete e ngjarje, si do të ndikojnë në jetën tënde?

Dashi

Gëzuar ditëlindjen, Dash! Mërkuri në prapavijë do të nisë që të hënën një rrugëtim të mbrapsht, por ti mos u panikos. Nëse ke pasur ndërmend që të “pastrosh” rrugën nga disa gjëra dhe njerëz që duhet t’i kishe lënë në të shkuarën, ky është momenti ideal. Më pas, Afërdita dhe Neptuni do të të ndihmojnë që të shërohesh nga situatat që kanë ndodhur më parë, ndërsa ti përqendrohesh te lidhjet aktuale.

Demi

Sigurisht që prapavija do të ketë ndikim edhe tek ti, por ti do të bësh çmos që ta shohësh botën me lentet e tua optimiste dhe plot shpresë. Lidhu me miqtë, komunitetin dhe bëhu gati ta kalosh lehtë periudhën e prapavijës. Afërdita do të shkojë te Dashi të premten dhe do të të japë dozën e duhur të dashurisë.

Binjakët

Telefono shoqet dhe kalo mirë këtë fundjavë. Prapavija e Mërkurit nis të hënën dhe zona jote e miqësisë do të ndriçohet. Ti ke nevojë për miqtë e tu të zemrës, ndaj këtë javë do të qëndrosh gjatë me ta. Afërdita dhe Neptuni do të të japin drejtimin e duhur në çështjet e karrierës, ndaj gjithçka të mbetet ty, është argëtimi.

Gaforrja

Qëndro në rendin e duhur, Gaforre! Ti do të jesh kudo, në të njëjtën kohë, por të gjithë e dinë që kjo s’mund të bëhet. Do të bësh disa pauza dhe do të bësh hapa të kujdesshëm, në mënyrë që të ecësh në mënyrë të sigurt. Një Afërditë goxha aventuriere dhe një Neptun surprizues do të merren personalisht me rrugëtimin tënd, ndaj udhë të mbarë!

Luani

Do të transformosh jetën tënde në mënyra thjesht fantastike, i dashur Luan. Afërdita, me të gjithë hijeshinë e saj do të lidhet me Neptunin, për të të dhuruar të papritura të lezetshme, të cilat do të dish t’i përballosh si duhet. Dashuri, fuqi dhe intimitet do të shfaqen shpejt në rrugën tënde.

Virgjëresha

E vërteta triumfon gjithnjë, Virgjëreshë! Prapavija e Mërkurit do të nisë më 1 prill te Dashi dhe do të kujdeset për zonën tënde të sinqeritetit, ndaj do të jesh një person më i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm se zakonisht. Këtë javë do të tërheqësh drejt vetes lidhje të shëndetshme dhe do të jesh në kërkim të dashurisë dhe besimit.

Peshorja

Edhe konflikti mund të të shërbejë, Peshore! Mjafton që ti të përdorësh argumentet e duhura. Prapavija e Mërkurit të frymëzon që të fitosh në çdo situatë, edhe nëse ato nuk duken shumë premtuese. Një tjetër ngjarje e rëndësishme e kësaj jave është hyrja e Afërditës në Dash, e cila do të tërheqë drejt teje persona të kundërt, por mjaft interesantë.

Akrepi

Prapavija e Mërkurit do të të ndihmojë të gjesh boshtin tënd në të gjithë kaosin që do të jetë vërdallë. Papritur, do të përjetosh një vrull vetëbesimi dhe do të kesh mendimin se mund t’ia dalësh për gjithçka. Ndërmerr një rrezik të madh, planetet do të të mbështesin!

Shigjetari

A mundet ta kthesh vetëbesimin në një zakon? Prapavija e Mërkurit do të nisë më 1 prill dhe do të përqendrohet te sfera e vetëbesimit, duke të të ndihmuar të heqësh dorë nga gjërat që të sjellin pasiguri, qofshin këto komente, situata apo njerëz. Të mërkurën, Afërdita dhe Neptuni do të bashkëpunojnë për të të sjellë shërim dhe ndjesi pozitive.

Bricjapi

Vendosu një emër ndjesive të tua. Zona jote emocionale, me apo pa dëshirën tënde, do të jetë në fokusin e prapavijës së Mërkurit, ndaj ti do të arrish të transmetosh ndjesitë e tua. Të mërkurën, do të komunikosh më mirë dhe do të arrish të lexosh nën rreshta, për të kuptuar më shumë mbi mendimet dhe ato që po përjeton partneri/ja.

Ujori

Ti e di që nuk ka një lidhje të shëndetshme pa komunikim! Komunikimi në jetën tënde zë një vend shumë të rëndësishëm, ndaj do të jetë edhe më i zgjeruar se zakonisht. Do të kesh qasje dhe ide të tjera në fushën e financave dhe më pak kokëçarje për paratë. Gjithashtu, në fund të javës, do ta përdorësh komunikimin për të zbuluar më shumë për dashurinë.

Peshqit

Vendosi në praktikë ato që mëson. Prapavija e Mërkurit nis te Dashi dhe merret me zonën tënde të integritetit. Beso më fort në vlerat e tua. Në mes të javës mund të thuash me zë të lartë një dëshirë që ka lidhje me romancën, pasi me shumë gjasa, do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat