Studimi: Konsumi i duhanit nuk ju dobëson

Life style

Studimi: Konsumi i duhanit nuk ju dobëson

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:31
Detaji i parë i këtij studimi rezulton se konsumi i duhanit rrit yndyrën në zonën rreth barkut.

Shqetësimi se mund të shtojmë peshë nëse vendosim të ndërpresim pirjen e duhanit është thjesht një justifikim. Studimi më i funidt i publikuar nga The Cube thyen këtë mit. Pra, pirja e duhanit nuk do t’ju mbajë të dobët.

Detaji i parë i këtij studimi rezulton se konsumi i duhanit rrit yndyrën në zonën rreth barkut.

Pjesë e këtij studimi ishin 1.5 mln duhanpirës aktiv në Europë.

Është mjaft mirë e dokumentuar se kur njerëzit ndalojnë duhanin, trupi i tyre fillon të djegë kalori me një ritëm më të ngadaltë se më parë, duke i bërë ata të shtojnë peshë.

Kjo i ka bërë duhanpirësit të besojnë se vazhdimi i këtij zakoni do t’i mbajë ata të dobët. Por sipas studimit, ky nuk është domosdoshmërisht rasti.

Studimi zbuloi gjithashtu se pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, goditjes në tru dhe demencës.

Dr Germán Carrasquilla, autori kryesor i studimit, i tha The Cube se gjetja e studiuesve për një marrëdhënie shkakësore hodhi poshtë “nocionin e thjeshtësuar” se pirja e duhanit i mban duhanpirësit të dobët.

“Këto gjetje sfidojnë keqkuptimin e zakonshëm se pirja e duhanit në mënyrë universale çon në humbje peshe, duke theksuar se rreziqet shëndetësore që lidhen me pirjen e duhanit, duke përfshirë një rrezik në rritje të dhjamosjes së barkut ose yndyrës së barkut”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat